Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Më 23 prill 2024 në demo-day, start-upet e Uplift Albania kurorëzojnë rrugëtimin e tyre 4-mujor 
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Më 23 prill 2024 në demo-day, start-upet e Uplift Albania kurorëzojnë rrugëtimin e tyre 4-mujor 
Entertainment

Më 23 prill 2024 në demo-day, start-upet e Uplift Albania kurorëzojnë rrugëtimin e tyre 4-mujor 

Last updated: 18 Prill, 2024 5:03 pm
Ndaj
5 Min lexim

Akseleratori i parë Europian dedikuar startupeve inovative në Shqipëri, Uplift Albania do të kurorëzojë edicionin e saj të 5-të me ngjarjen e madhe Demo-Day e cila do të mbahet më 23 Prill 2024 në Tiranë.

Themeluar në 2019-ën dhe sot shndërruar në një rrjet të gjerë themeluesish, ekspertësh, investitorësh dhe partnerësh të industrisë me misionin për të mbështetur disa prej startupeve më inovative dhe frymëzuese në Shqipëri, pjesë e trashëgimisë së Uplift Albania janë sot mëse 40 startupe të diplomuara nga ky program.

Uplift është një program akselerimi dedikuar start-upeve të fazave të hershme për ti mbështetur ato arrijnë potencialin e tyre të plotë duke i udhëzuar drejt një të ardhmeje me rritje të qëndrueshme.

Çdo vit një kohortë prej 10-12 startupesh përzgjidhen për të ndjekur një program intensive 4-mujor ku nëpërmjet mentorimit të dedikuar dhe personalizuar ata mësojnë rreth modelit të biznesit, pronësisë intelektuale, prezantimit përballë investitorëve apo ngritjes së financimeve.

Inteligjenca artificiale, fintech, modë, e-commerce, agrikulturë, turizëm dhe siguri kibernetike janë disa prej industrive që i përkisnin 12 start-upet e përzgjedhura për të ndjekur programin 16-javor të Uplift Albania udhëhequr nga disa prej ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

Beach Master, Future Block, Marigo, Dialogo AI, Nullius in Verba (Niv), Kungul app, Patoko, Cyber Morphosis, Rumio App, Altvista, UnyoCorp-Blite dhe GreenGuard do të prezantojnë më 23 Prill përballë një audience e cila në përbërjen e saj do të ketë investitorë nga Vendi, Rajoni dhe Europa.

Aplikimet në edicionin e 5-të të Uplift Albania ishin të hapura deri më 4 Janar 2024. 50 start-upe dhe 72 bashkëthemelues aplikuan për tu bërë pjesë e programit.

Më 12 Janar u mbajt Selection Bootcamp ku 20 start-upe garuan ndërsa 12 prej tyre u përgjodhën të ndiqnin programin intensiv 16-javor të Uplift Albania. Startupet u mentoruan nga Igor Madzov, Peter Brunner, Genti Selenica, Henrik Lezi, Eneid Lika, Kushtrim Shala, Kushtrim Xhakli, Rovena Beqiraj, Xhesika Lulaj, Reita Hackaj, Kamen Bankovski, Ina Haxhihyseni, Anxhela Mastori, Albion Isaj, Milos Matiç, Eli Zhabevska, Gert Boshnjaku, Eric Czuleger, Anila Golemi, Mirela Kolli, Andreas Rugova, Cameron Price, Fatjon Gjata, Arlind Haxhijaj, Anila Golemi, Driton Musolli, Ravik Mima, Patrik Fetahaj, Tomi Kallanxhi, Valer Pinderi etj.

Uplift Albania Demo-Day

Skena e madhe e Uplift Albania do të shkëlqejë më 23 Prill 2024 pranë ambienteve të Liceut Artistik “Jordan Misja” ku një komunitet i tërë jo vetëm themeluesish dhe start-upesh por edhe entuziastësh dhe ëndërrimtarësh do të festojë arritjet e 12 start-upeve pjesëmarrëse të edicionit të 5-të të programit të akselerimit.

Ky ngjarje unike fillon me një sesionin “Investor Connect – Speed Dating with Investors” ku secili start-up i Uplift Albania do të prezantojnë për 7 minuta përballë donatorëve por edhe investitorëve të ftuar. Pjesë e Investor Connect do të jetë një panel i përbërë nga VC-të dhe Angels clubs më prominente në rajon si: Julien Coustaury nga Fil Rouge Capital, Eli Zhabevska nga South Central Ventures, Mergim Cahani nga Gjirafa, Kamen Bankovski nga Planet Nine Ventures, Igor Madzov nga Nest, Ardian Hoxha nga Keiretsu Forum SEE, Rezart Lahi nga SmartVest Ventures, Diana Xhumari nga Tegeria etj.

Në Demo-Day do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre edhe Shefi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri z. Hubert Perr, Ambasadori Gjerman në Shqipëri z. Karlfried Bergner, Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qendrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann, Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Murat Sahin, Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri Z. Luigi Mattirolo, Zv. Ambasadori i Zvicres në Shqipëri Z. Philipp Aenold, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhe dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj.

Juria e edicionit të 5-të të Uplift Albania përbëhet nga: z. Julien Coustaury nga Fil Rogue Capital Venture, znj. Eli Zhabevska nga South Central Ventures, z. Kamen Bankovski nga Planet Nine Ventures dhe Mërgim Cahani nga Gjirafa.

Për tu bërë pjesë e Uplift Albania Demo-Day ju ftojmë të regjistroheni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://uplift.al/uplift-demo-day/

Axhenda e plotë e Demo-Day vijon si mëposhtë:

  • 17:00 – 17:30 Fjalë Hapëse
  • 17:30 – 19:00 Prezantim i startupeve në skenën e Demo-Day
  • 19:00 – 19:30 Vlerësimi i Startupeve
  • 19:00 – 19:30 Fjalim nga Lorenzo Ait
  • 19:30 – 19:50 Shpallja e fituese dhe ndarja e çmimeve
  • 19:50 – 20:30 Rrjetëzim/Koktail

Në Demo-Day disa prej start-upeve do të shpërblehen me çmime në vlerë totale prej 12,000 eurove, si dhe çmime të tjera surprizë.

Mbështetësit dhe Partnerët

Uplift Albania fuqizohet nga EU for Innovation, implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kia EV9 siguron një fitore të dyfishtë në World Car Awards 2024
Tjetra Rivali i Instagram, TikTok Notes nis të testohet në disa rajone për pajisjet Android dhe iOS

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Këto janë ushqimet të cilat përmbajnë ngjyruesin e kuq të ndaluar nga FDA

4 Shkurt, 2025
Entertainment

Një studim i ri tregon se espresso mund të sjellë rreziqe për shëndetin

12 Maj, 2022
Entertainment

Statistikat e EURO 2020: kush ishin lojtarët më të shpejtë dhe dribluesit më të mirë

11 Korrik, 2021
Entertainment

Nisin hetimet për mosdeklarim ndaj 100 individëve shqiptarë të cilët përfituan më tepër se 33 milionë euro nga rrjetet sociale

25 Qershor, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?