Vivo ka arritur të tërheqë shumë fansa të rinj, kryesisht falë smartphone-ve të ardhshëm të palosshëm X Fold3 dhe X Fold3 Pro. Interesi është mjaft i madh, veçanërisht për X Fold3 Pro, i cili mund të jetë smartphone-i i parë i palosshëm në treg i fuqizuar nga Snapdragon 8 Gen 3.
Sigurisht si fillim kjo pajisje pritet të vijë në tregun kinez, në datën 26 mars, sipas këtij posteri. Megjithatë nuk janë këto të vetmet pajisje që po presim nga Vivo. Një tablet i ri tani është vënë re në GeekBench, dhe ekziston mundësia që të prezantohet në të njëjtin event me pajisjet e palosshme nga Vivo. Sipas burimeve të industrisë, tableti, me numër modeli PA2473, do të lançohet si vivo Pad 3 Pro në tregun kinez.
Listimi në GeekBench nuk e përmend procesorin e përdorur në këtë pajisje me emër, por ka informacion të mjaftueshëm atje për të nxjerrë përfundimin se ka shumë të ngjarë të jetë MediaTek Dimensity 9300.
Pra, ne po shohim një produkt kryesor, i cili gjithashtu nënkuptohet nga fakti se listimi i GeekBench raporton 16 GB RAM. Disa raportime të mëparshme tregojnë dhe për specifika të tjera të mundshme të Pad 3 Pro, si një LCD 12,95 inç, 144 Hz me rezolucion 3K, 512 GB hapësirë ruajtëse dhe një bateri 11,500 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66 W ose edhe 80 W. Gjithashtu, një kamerë kryesore e vetme 13MP në pjesën e pasme me një flash të vetëm LED dhe një kamerë selfie 8MP.