Për të gjithë personat që nuk e provuan të paktën një herë se si do të dukeshin po të ishin pikturar nga artistët e mirënjohur, ju do të keni mundësinë ta bëni këtë gjë sërisht, pasi Google ka vendosur ta rikthejë këtë mundësi, këtë herë duke përdorur AI gjeneruese.
Në vitin 2020, Google Arts and Culture lançoi një filtër arti që vendoste selfie-n e përdoruesve brenda kryeveprave të Vincent van Gogh, Frida Kahlo, Johannes Vermeer dhe artistëve të tjerë të shquar nga e gjithë historia e artit. Si pjesë e Art Selfie 2 të përditësuar, përdoruesit ftohen të bëjnë një portret të stilit selfie përpara se të zgjedhin një sfond historik të artit.
Opsione të tilla përfshijnë, ndër të tjera, Vajzën e Vermeer, Kopshtin e Monet dhe Night Watch të Rembrandt. Pasi përdoruesi të ketë bërë zgjedhjen e tij, imazhi transformohet dhe, ndërsa pret, aplikacioni ofron detaje rreth origjinës dhe krijimit të tyre.
Për më tepër, një program tjetër Art Remix i lejon përdoruesit të ndryshojnë pikturat e famshme duke ndryshuar fjalët në një tekst që përshkruan veprën. Ai ofron mundësinë për të shtuar fjalë dhe fraza të krijuara nga përdoruesit, duke i lejuar ata të krijojnë versionin e tyre të veprave në stilin e mjeshtrave të ndryshëm si Van Gogh dhe Caspar David Friedrich.
Art Selfie 2 dhe Art Remix ofrohen në aplikacionin falas të Google Arts and Culture për telefonat inteligjentë Android dhe iOS.