Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Tashmë kur të vizitoni Venecian do të duhet të paguani një tarifë hyrëse, ja se si funksionon
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Tashmë kur të vizitoni Venecian do të duhet të paguani një tarifë hyrëse, ja se si funksionon
Entertainment

Tashmë kur të vizitoni Venecian do të duhet të paguani një tarifë hyrëse, ja se si funksionon

Last updated: 19 Janar, 2024 1:53 am
Ndaj
3 Min lexim

Duke filluar nga 25 prilli, qyteti lundrues do të fillojë tarifimin e shumëpërfolur për vizitorët ditorë. Tarifa është diskutuar prej vitesh. Edhe pse pritet të zgjerohet në shtrirje, për momentin ky është një plan pilot dhe do të zbatohet vetëm në ditë të caktuara gjatë sezonit më të ngarkuar, midis 25 prillit dhe 14 korrikut.

Megjithatë, nuk janë vetëm udhëtarët ditorë ata që duhet të shqetësohen. Edhe pse njerëzit që do të kalojnë natën në qytet nuk do të duhet të paguajnë tarifën, nëse do të jenë në qytet në ato data, ata do të duhet të regjistrohen për një përjashtim.

Më 16 janar, këshilli i qytetit zbuloi platformën e tij në internet për të kryer rezervimet dhe përjashtimet. Pra, si të regjistroheni për të paguar tarifën nëse jeni duke ardhur gjatë ditës? Dhe si mund të aplikoni për një përjashtim nëse qëndroni gjatë natës? Ja çfarë duhet të dini.

Kur do të jetë në fuqi tarifa e hyrjes?

Datat ku ju duhet të paguani tarifën hyrëse në Venecia janë si më poshtë:

• 25-30 prill
• 1-5 maj
• 11-12 maj
• 18-19 maj
• 25-26 maj
• 8-9 qershor
• 15-16 qershor
• 22-23 qershor
• 29-30 qershor
• 6-7 korrik
• 13-14 korrik

Tarifa paguhet për vizitat ditore nga ora 08:30 deri në orën 16:30. Për vitin 2024, është 5 euro për person në ditë. Për vitin 2024, qyteti ka përjashtuar tarifën për ata që udhëtojnë në shumicën e ishujve të lagunës, duke përfshirë qendrat e vizitorëve Murano dhe Burano, si dhe Lido, shtëpia e plazheve të qytetit. Megjithatë, shumica e vizitorëve të Murano dhe Burano do të duhet të paguajnë tarifën gjithsesi, pasi shumica mbërrijnë duke marrë një vaporetto nga qendra e qytetit. Njerëzit që kalojnë tranzit nëpër Piazzale Roma, Tronchetto ose Stazione Marittima (ku ende ankorohen anijet e vogla turistike) do të përjashtohen, për sa kohë që nuk kalojnë në “Qytetin e Vjetër“.

Këshilli i Venecias ka lançuar një platformë në internet që ju lejon të parapaguani nëse jeni duke e vizituar për ditën. Në faqjen kryesore keni një informacion të përgjithshëm dhe dy opsione kryesore për sa i përket paguajtjes së tarifës dhe përjashtimit nga kjo tarifë.

Nëse dëshironi të paguani tarifën, mjafton të zgjidhni datën dhe të shkruani emrat e personave që do të vizitojnë qytetin, dhe në email do t’ju vijë një dokument A4 me një kod QR të skanueshëm. Nëse kjo është shumë e “vështirë” për ju do të keni mundësinë të paguani dhe në 2 pika hyrëse të qytetit.

Nëse dëshironi të aplikoni për një përjashtim nga tarifa, zgjidhni opsionin “I am a guest of an accommodation facility located in the municipality of Venice.” Më pas fusni të dhënat personale dhe emrin e hotelit ku po qëndroni manualisht.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme AI mund të kopjojë tashmë dhe shkrimin tonë të dorës
Tjetra Studimi zbulon se Groenlanda po humbet 30 milion tonë akuj në orë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Qytetarët e Singaporit mbi 40 vjeç do të përfitojnë një bursë prej gati $3,000 për të marrë pjesë në kurse të ndryshme

17 Shkurt, 2024
Entertainment

Video e parë e ngarkuar në YouTube do të ruhet në një muze

22 Shkurt, 2026
Entertainment

NASA gjurmon burimin e sinjaleve të shpejta misterioze që arritën në Tokë

23 Maj, 2021
Entertainment

5 sende shtëpiake të zakonshme të shpikura nga NASA

3 Tetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?