Google ka krijuar një prototip të quajtur “Augmented Reality Microscope”, (ARM) në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes në SHBA, ku integrohen aftësitë e inteligjencës artificiale në mikroskopë për të mbivendosur tregues vizualë, për të zbuluar kufijtë e objekteve si dhe zonat me temperaturë të ndryshme në kohë reale.
Këto shërbime të inteligjencës artificiale do ta bëjnë më të lehtë klasifikimin e mostrave dhe identifikimin e pranisë së qelizave të kancerit ose patogjenëve. Projekti i ARM u prezantua për herë të parë publikisht në vitin 2018 dhe ende nuk është përdorur për të diagnostikuar pacientët. Aktualisht, ekzistojnë 13 prototipe të ARM-së, por do të nevojiten testime domethënëse përpara se pajisja të ndihmojë mjekët në punën e tyre të përditshme.
Megjithatë, synimi është të krijohet një sistem që mund të “përshtatet në mikroskopët ekzistues të që gjenden në spitale dhe klinika“, sipas Google. Më pas, mikroskopët e pajisur me ARM mund të ofrojnë një shumëllojshmëri feedback-u vizual, në formë teksti, shigjetash, konturetesh, hartash nxehtësie ose animacionet, të gjitha të përshtatura për qëllimin unik të vlerësimit.
Njësia e Inovacionit të Mbrojtjes në Departamentin e Mbrojtjes thuhet se ka negociuar marrëveshje me Google që do të mundësojnë shpërndarjen e ARM në ushtri, me shpresën se ajo mund të jetë e disponueshme për disa përdorues këtë vjeshtë. ARM pritet të kushtojë midis $90,000 dhe $100,000– me gjasë shumë përtej mundësive të ofruesve lokalë të kujdesit shëndetësor.
Kjo nuk është hera e parë që Google Health është përfshirë me investim në mjetet e fuqizuara nga AI që jo vetëm përmirësojnë saktësinë e diagnostikimit, por gjithashtu ndihmojnë në plotësimin e boshllëqeve në mjekësi ku ka disponueshmëri të kufizuar të personelit të kujdesit shëndetësor.