Ka ardhur momenti që ne të njihemi me modelet më të reja të orave smart nga Samsung, Galaxy Watch 6 dhe Watch 6 Classic, të cilat do të na ndihmojnë të jetojmë një jetë më të shëndetshme si dhe të monitorojmë vazhdimisht shëndetin tonë në kohë reale.
Gjumi është një element shumë i rëndësishëm në shëndetin tonë dhe humorin e përditshëm, prandaj kompania ka vendosur të thellohet akoma dhe më tepër në këtë drejtim, duke ju mundësuar një monitorim të hollësishëm të fazave të gjumit gjatë natës. Samsung u fokusua në tre elementë kryesorë të gjumit më të mirë: të kuptuarit e modeleve personale të gjumit, ndërtimin e zakoneve më të mira dhe krijimin e një mjedisi miqësor për gjumë.
Duke grumbulluar informacione me kalimin e ditëve, Galaxy Watch 6 arrin të krijojë analiza të thella të të faktorëve të rezultatit të gjumit (Sleep Score Factors 5 ) – koha totale e gjumit, cikli i gjumit, koha e zgjimit, plus rikuperimi fizik dhe mendor – për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë cilësinë e gjumit çdo natë.
Galaxy Watch 6 mundet gjithashtu të krijojë kushtet e nevojshme për të fjetur duke u ndërlidhur me të gjitha pajisjet smart që keni në shtëpi dhe duke aktivizuar Sleep Mode.
Veçoria e re ‘Personalized Heart Rate Zone’ analizon aftësitë fizike individuale dhe përcakton pesë nivele optimale të intensitetit të vrapimit për t’i ndihmuar përdoruesit të vendosin qëllimet e tyre bazuar në aftësinë e tyre – nga djegia e yndyrës deri tek stërvitjet me intensitet të lartë.
Dizajni
Seria Galaxy Watch6 ofron të gjitha dizajnet e reja që ofrojnë lexueshmëri më të mirë, fuqi më të madhe dhe një përzgjedhje më të gjerë opsionesh më të personalizueshme dhe komode. Leximi dhe shkrimi është më i lehtë në ekranin 20% më të madh, që është më i gjallë dhe me rezolucion më të lartë dhe krenohet me një ndriçim maksimal prej 2,000 nits.
Galaxy Watch6 dhe Watch6 Classic vijnë me një kornizë 30% më të hollë dhe një kornizë rrotulluese 15% më të hollë, respektivisht. Seria Galaxy Watch6 përmban fusha të reja, elegante, interaktive dhe informuese që shfrytëzojnë sa më shumë ekranin e madh, ndërsa rripat e rinj me një klikim i lejojnë përdoruesit të ndërrojnë dhe të përputhin lehtësisht rripat e orëve. Për shembull, një rrip i ri prej cope dhe fusha e orës Sleep Coaching, janë të kombinuara në mënyrë të përkryer për t’ju ndihmuar të fitoni njohuri informuese për gjumin.
Seria Galaxy Watch6 vjen me një bateri më të madhe dhe konsum të reduktuar të baterisë për të mbështetur ekranin e saj më të madh dhe më të ndritshëm. Me vetëm tetë minuta karikim të shpejtë, përdoruesit mund të shtojnë tetë orë shtesë të përsosura për të gjurmuar gjumin e tyre gjatë natës.
Përvoja direkte nga kyçi i dorës
WhatsApp e bën më të lehtë për përdoruesit e Galaxy Watch të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen, të gjitha këto pa pasur nevojë për përdorimin e telefonit. Duke filluar nga kjo vjeshtë, përdoruesit mund të qëndrojnë produktiv menjëherë nga ora e tyre me aplikacione të reja nga Google Calendar dhe Gmail, të cilat do të jenë ekskluzivisht të disponueshme në Wear OS.
Çmimet
Galaxy Watch6 vjen në 44 mm në ngjyrë grafit dhe të argjendtë dhe në versionin 40 mm në ngjyrë të artë dhe grafit. Çmimet fillojnë nga 35,799 Lek për versionin Bluetooth dhe 40,999 Lek për versionin LTE. Për një dizajn më premium dhe të përjetshëm të orës, mos shikoni më larg se Galaxy Watch6 Classic që paraqet kornizën rrotulluese të preferuar nga fansat. E disponueshme në ngjyrë të zezë dhe të argjendtë, në përmasat 43 mm dhe 47 mm, duke filluar nga 46,999 Lek për versionin Bluetooth dhe 51,999 Lek për versionin LTE.
Geek Room po ndjek drejtpërsëdrejti eventin Unpacked që po organizohet në Seoul dhe do t’ju update-ojë menjëherë me fotografi direkte nga eventi.