Dremtija gjatë ditës për një kohë të shkurtër duket se ka një ndikim pozitiv në trurin tonë, duke ruajtur funksionin e tij ndërkohë që vitet e jetës kalojnë. Kjo gjë është zbuluar nga një studim i ri nga University College London dhe University of the Republic of Uruguay.
Mesatarisht, diferenca në vëllimin e trurit midis personave që dremisin dhe atyre që nuk dremisin ishte e barabartë me një plakje 2.5 deri në 6.5 vite, sipas studiuesve.
“Zbulimet tona sugjerojnë se për disa njerëz, dremitja për një kohë të shkurtër gjatë ditës mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit mendor ndërkohë që ne plakemi.” tha një ndër autoret e këtij studimi Victoria Garfield. Rezultatet e studimit tregonin një rritje të vogël por të konsiderueshme në vëllimin e trurit tek personat që dremisin gjatë dtës.
Studiuesit analizuan pamejt e trurit nga skaneri dhe mostra të ADN të 30,080 njerëzve në moshën 40-69 vjeç. Nga zbulimet e bëra, Valentina Paz tregoi se “në qoftë se pushoni për një kohë të shkurtër (5-15 minuta) gjatë drekës mund të keni përfitimet e lartpërmendura”.
Megjithatë dremitja mund të jetë dhe e dëmshme për ju, në rast se kjo kryhet për periudha të gjata gjatë ditës. Një studim i kryer në vitin 2022 tregon se personat në një moshë të rritur që dremisin më tepër se 1 orë në ditë kishin një shanc 40% më të madh për t’u prekur nga Alzheimer apo demenca.
Probleme të tjera që mund të vijmë nga dremitja për një kohë të gjatë janë hipertensioni, prishja e cilësisë së gjumit gjatë natës si dhe rritja e shanceve për një goditje në tru me 24%.