Prej shumë vitesh ekonomistët, psikologët dhe filozofët kanë patur një pyetje shumë të rëndësishme: A është e mundur që paratë të blejnë lumturinë?
Tashmë, një studim i kryer nga një ekonomist i cili ka fituar një çmim Nobel na jep përgjigjen e kësaj pyetje. Në të vërtetë, duket se paraja mund të nxisë lumturinë – të paktën për shumicën e njerëzve – dhe më të lumturit janë personat të cilët fitojnë rreth $500,000 në vit.
Kjo vlerë është një rritje e konsiderueshme nga vlera e përcaktuar nga një studim i ngjashëm në vitin 2010, që është kryer nga Daniel Kahneman (i cili ka marrë pjesë dhe në studimin e ri) dhe që zbuloi se njerëzit arrinin kulmin e lumturisë kur fitonin rreth $75,000. Përtej këtij numri, dukej se pasuria kishte shumë pak impakt në lumturinë e njerëzve.
Studimi i ri arriti të zbulonte se lumturia rritej në mënyrë lineare deri në $500,000 në vit, megjithatë nuk është se kishte studiuar njerëz me një rrogë më të lartë, pasi ata janë shumë të rrallë, duke mos patur të dhënat e nevojshme për të kryer studimin.
Megjithatë ekziston dhe një grup njerëzish ku pagesa e lartë nuk bën një diferencë të madhe në lumturinë e tyre. Këta njerëz jo të lumtur duket se kanë një marrëdhënie të ndryshme për sa i përket fitimeve dhe lumturisë, pasi rritja e pagës përtej $100,000 në vit nuk arrin të rrisë ndjesinë e lumturisë.