Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 11-të më 26 maj
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 11-të më 26 maj
Tech

Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 11-të më 26 maj

Last updated: 20 Maj, 2023 3:01 pm
Ndaj
5 Min lexim

 

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e premte më 26 maj 2023 në Mbrëmjen Gala e cila mbahet pranë Arka Art Hotel me pjesëmarrjen personaliteteve nga pushteti qendror dhe vendor, trupe diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Organizuar nga ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards hyri në vitin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 duke hapur aplikimet në gjashtë kategori. Çmimet, të cilat festojnë suksesin e pionierëve të teknologjisë që po përcaktojnë praktikat më të mira përmes inovacionit të aplikuar, tërhoqën 117 aplikime dhe mëse 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.

Albanian ICT Awards hodhi hapin e saj të parë në dekadën e dytë në kërkim të inovacionit me rrënjë shqiptare në rajon dhe botë dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka lënë gjurmën e saj duke influencuar kështu rolin që teknologjia ka për të luajtur në shoqërinë shqiptare.

U mbajtën më shumë se 23 takime gjer në mbyllje të aplikimeve më 30 Prill 2023 duke vizituar jo vetëm shkolla, universitete e qendra inovacioni por edhe komuna e bashki Shqiptare në rajon për të përhapur thirrjen në mbarë komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

50 kandidatë të cilët vinin me projekte dhe aplikacione fintech, e-commerce, EdTech, AI, machine learning e robotikë prezantuan përballë jurisë së Albanian ICT Awards. Si pjesë e procesit të vlerësimit dhe juria shqyrton aplikimet jo vetëm për qasjen novative të teknologjisë, por edhe për mënyrën se si ajo zbatohet për njerëzit, proceset, informacionin dhe teknologjinë, praktikat më të mira që ajo mbështet, ndikimin dhe vlerën e biznesit.

18 kandidatë do të shpërblehen në Mbrëmjen Gala të cilët synojnë të rrëmbejnë 6 çmimet e mëdha: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Duke bërë bashkë idetë dhe mendjet më të ndritura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë, Mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është një moment feste dhe frymëzimi për shqiptarët në teknologji, inovacion dh sipërmarrje.

Albanian ICT Awards ka vënë në dispozicion për publikun mundësi pjesëmarrje dhe donacioni si mbështetje dhe për të rritur numrin e çmimeve që do të shkojnë për finalistët e kësaj gare.

Duke blerë një prej biletave, kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe fituesit e çmimeve të mëdha.

I pyetur nga Geek Room rreth këtij edicioni, Kushtrim Shala – Bashkëthemelues i Albanian ICT Awards – u shpreh:

“ICT Awards shënoi në edicionin e 11-të një rekord aplikimesh. Nuk kishte njohur më parë juria një sfidë më të madhe dhe përgjegjësi si kjo e këtij viti. Shqipëria spikat këtë vit si në cilësi dhe në numër në sipërmarrje të reja startup-e dhe inovacion. Ndërsa Kosova vazhdon të surprizojë në nivelin e ekspertizës teknike, siguri kibernetike dhe në prezantime.

Të rinjt dhe adoleshentët e sotëm kryesisht të moshave 17 – 25 vjeç na kanë surprizuar në zgjidhje të fokusuara në robotikë, EdTech, Fintech dhe Inteligjencë artificiale.

Sfida është përtej ICT Awards, është në fakt një sfidë e kohës, e shoqërisë, e medias, e donatorëve, akademisë dhe qeverisë.
Puna jonë konsiston në identifikimin e talentëve, ndërsa neve si shoqëri na duhet ti krijojmë kushtet për Shqipërinë tjetër, atë të mbajtjes së talentit brenda vendit, ti çmojmë dhe mbështesim në çdo rrethtanë.”

Për Albanian ICT Awards teknologjia, inovacioni dhe sipërmarrja janë një forcë përcaktuese e një mënyre të re të jetuarit dhe punuarit ku suksesi në to nuk mund të konsiderohet më si një opsion por një domosdoshmëri e imponuar në çdo sektor shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve kudo jetojnë.

Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Geek Room, Shqip.com, Lexo.al, Telegrafi, PCWorld dhe CIO.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Blue Origin firmos kontratën me NASA për ndihmuar të transportimin e astronautëve drejt Hënës
Tjetra Teknologjia e përdorur në kamerat Canon mund të vijë së shpejti në smartphone-t tuaj

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Edicioni “Kritikët e Rinj” i Ponder bashkon mediat Shqiptare dhe të rinjtë kundër lajmeve të rreme

7 Korrik, 2023
Tech

Xiaomi sjell në tregun evropian 14T, 14T Pro, Mix Flip dhe Buds 5

28 Shtator, 2024
Tech

Përgatituni për edicionin e tretë të JunctionX Tirana në datat 2 – 4 maj

17 Prill, 2025
Tech

Bordi mbikëqyrës në Meta kritikon programin “cross check” që mbron përdoruesit VIP në platformë

7 Dhjetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?