Deri në fundin e muajit prill dukej sikur Meta po kalonte një ndër kaoset më të mëdha nga të gjitha kompanitë e tjera teknologjike.
Gjatë kohëve të fundit kemi parë që vlera e aksioneve të kompanisë është rritur disi falë dhe raportit të fitimeve që ishte disi më i mirë seç pritej, megjithatë një raport nga Washington Post Sunday tregon se të gjitha këto ndodhi kanë lënë shenjën e tyre tek punonjësit e Meta.
Për ta është disi e vështirë që të harrojnë ambiciet “metaverse” të Meta, vendimi për të punuar në një mënyrë sa më efiçiente si dhe rënia e biznesit kryesor të reklamimit në rrjetet sociale. Por fakti kryesor që ka shqetësuar shumë punonjës dhe ka bërë që ato të mos kenë më besim tek Mark Zuckerberg janë pushimet në masë nga puna. Që nga muaji nëntor, rreth 21,000 punonjës janë larguar nga puna, dhe ekziston mundësia që të largohen akoma dhe më tepër.
Një nga punonjësit e intervistuar në mënyrë anonime tregoi se ato ndiheshin sikur ishin “tradhëtuar” nga Zuckerberg. Shumë nga këta punonjës tregojnë situatën jo të kënaqshme dhe presionin në të cilin kompania ndodhen, ndërkohë vqë avancimi është shumë i ngadaltë.
Tashmë shumë platforma të tjera kanë nisur të marrin një pjesë të tregut të reklamimeve, si përshembull TikTok, Snap, Google dhe Microsoft.