Edhe fundi i oqeanit preket nga valët e nxehtësisë. Kjo mund të duket diçka shumë normale, mirëpo shkencëtarët nuk kishin arritur asnjëherë deri në ditët e sotme të shikonin një fenomen të tillë. Ata besonin se valët e nxehtësisë mund të gjendeshin vetëm në sipërfaqje, mirëpo zbulimet e reja i bënë të ndryshonin mendim.
Zbulimi se valët e nxehtësisë mund të gjenden në thellësi të ndryshme të oqeaneve është i rëndësishëm pasi ndryshimet në temperaturën e oqeanit mund të çojnë në zhdukjen e specieve të ndryshme ujore.
Në vitin 2013, një valë e nxehtë ujore e quajtur “The Blob” u përhap nga gjiri i Alaskës deri në Meksikë. Për fat të keq kjo temperaturë e lartë zgjati për më tepër seç ishte parashikuar, duke dëmtuar kështu peshkimin dhe duke bërë të mundur lulëzimin e algave toksike.
Tashmë US National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) ka krijuar një model të ri që merret me zbulimin e valëve të nxehta që gjenden në thellësitë e oqeanit. Është shumë më e vështirë që të monitorohen këto ndryshimë në thellësi kaq të madhe, pasi nevojiten pajisje që mund të zbulojnë ndryshimet në temperaturë ndërkohë që përballojnë presionin e madh në thellësi.
Valët e nxehta në thellësi duhen studiuar pasi zgjasin shumë më gjatë se ato në sipërfaqje.