Nokia po përgatitet për të lançuar rrjetin 4G në Hënë më vonë gjatë këtij viti, me shpresën se kjo gjë do të ndihmojë me zbulimet e ndryshme si dhe më pas të lehtësojë punën e njerëzve që do të jenë të pranishëm në stacionin e krijuar në Hënë.
Grupi finlandez i telekomunikacionit planifikon që të lançojë rrjetin 4G nëpërmjet një rakete të SpaceX, siç tregoi Luis Maestro Ruiz De Temino, inxhinieri drejtues në Nokia gjatë eventit Mobile World Congress që u zhvillua këtë vit në Barcelonë.
Rrjeti do të fuqizohet nga stacioni bazë i pajisur me antena në Nova-C e cila është dizenjuar nga kompania Intuitive Machines, por që do të shoqërohet dhe nga një rover me panele diellore. Kjo infrastrukturë do të ulet në kraterin Shackleton, dhe është përgatitur për të përballuar kushtet ekstreme në hapësirë.
Interneti i ofruar nga rrjeti 4G do të përdoret nga misioni NASA Artemis 1, një mision që ka si qëllim dërgimin e astronautëve në sipërfaqjen e Hënës për herë të parë që nga 1972.
Nokia tregoi se po ndërmerr këtë hap për të treguar se rrjetet tokësore mund të përdoren në të ardhmen për misionet hapësinore, duke mundësuar komunikimin e astronautëve me njëri-tjetrin si dhe me qendrën e kontrollit, duke transmetuar dhe video në kohë reale.
“Nëse hardware-i është gati, ekziston një mundësi shumë e mirë që infrastruktura të niset drejt Hënës përgjatë këtij viti, për sa kohë dhe partnerët nuk hasin probleme.” tha Anshel Sag, analist në Moor Insights & Strategy.