Elon Musk po planifikon të ndërtojë më tepër se 100 shtëpi të reja për punonjësit e tij, në mënyrë që ato të jetojnë sa më pranë vendit të tyre të punës.
Raportimet nga Austin Business Journal zbulojnë se The Boring Company, një kompani e themeluar nga Elon Musk në 2016, do të sjellë një zhvillim të konsiderueshëm nëpërmjet projektit “Project Amazing”, duke ndërtuar 110 shtëpi pranë zyrave qendrore të The Boring Company. Një tjetër fakt interesant është se planifikohet që rrugët në këtë lagjje do të emërtohen si Boring Boulevard, Cutterhead Crossing, Waterjet Way dhe Porpoise Place.
Mirëpo cila është arsyeja se përse Musk do të ndërtojë shtëpia për punonjësit e tij? Tesla ka një gigafabrikë në Teksas që mendohet se do të ketë deri në 20,000 punonjës. Për më tepër, dhe SpaceX pritet të zgjerohet më tepër brenda fabrikës kryesore, dhe do të ketë nevojë për më shumë punonjës.
Nëse punonjësit do të merrnin vendimin që të lëviznin vetë drejt Teksas, do të përballeshin me një krizë të rritjes së çmimeve të shtëpiave. Prandaj The Boring Company dëshiron të ndërtojë shtëpia të reja në këtë zonë, duke e bërë të përballueshme jetesën pranë vendit të tyre të punës.
Kompania ndërtuese Lennar reklamon ndërtimin e shtëpiave të printuara 3D gjë që mund të përshpejtojë kohën e ndërtimit të këtyre shtëpive.