Sekretarja e shtetit për transportin në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pas zemërimit publik dhe politik për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend.
3 vite më parë, operatori i hekurudhës shtetërore, Renfe, prezantoi planet për të modernizuar lëvizjen publike nëpërmjet trenëve në zonën e Asturias dhe Cantabria. Mirëpo muajin e kaluar u zbulua se trenët e rinj që janë ndërtuar nën kontratën prej €258 milionë ishin shumë të gjerë për të kaluar në disa prej tuneleve në 2 regjionet e lartpërmendura.
Miguel Angel Revilla, presidenti rajonal i Cantabria, e quajti këtë projekt një dështim dhe kërkoi për një ndërhyrje urgjente, ndërkohë që nga ana tjetër Adrian Barbon, presidenti i zonës së Asturias tha se ishte shumë i hutuar, i zemëruar dhe i zhgënjyer.
“Që nga momenti që unë zbulova këtë problem, kam bërë gjithçka për të gjetur se si ndodhi dhe për të gjetur një zgjidhje.” tha ministrja e transportit të Spanjës, Raquel Sanchez.
“Që nga fillimi ne kemi pranuar përgjegjësinë, kemi kërkuar falje, zbuluam gabimin dhe nisëm të grumbullonim një grup punonjësish për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për përfundimin e ndërtimit të trenëve.”
Mirëpo qeveria duket se po insiston të tregojë se problemet ishin zbuluar që para se trenët të ndërtoheshin, dhe në këtë mënyrë paratë e asnjë qytetari spanjoll nuk do të çoheshin dëm.