Përveç ChatGPT të OpenAI dhe Google Bard, një tjetër model gjuhe i fuqizuar nga inteligjenca artificiale sapo është prezantuar. Mark Zuckerberg informoi publikun ditën e djeshme rreth LLaMA (Large Language Model Meta AI), i cili do të jetë rivali më i ri në tregun e AI chatbots.
“Ne po prezantojmë një model të ri gjuhe AI të quajtur LLaMA që është dizenjuar për të ndihmuar studiuesit të përmirësojnë punën e tyre.” shkruajti Zuckerberg. “Këto LLM kanë shfaqur një potencial të lartë në gjenerimin e teksteve, bisedave, përmbledhjen e materialeve të shkruajtura si dhe në zgjidhjen e ushtrimeve komplekse si përshembull teoremat matematikore.”
Megjithatë Zuckerberg nuk tregoi asnjë informacion mbi gjendjen aktuale të LLaMA, thjesht tregoi se “kompania do ta bëjë të aksesueshme së shpejti këtë shërbim për të gjithë komunitetin e kërkimit të AI”.
Por përmes një publikimi në blog ditën e premte kompania tregoi se si do të funksionojë ky shërbim. “Njësoj si modelet e tjera të gjuhëve, LLaMA funksionon duke marrë një sekuencë fjalësh të shkruara dhe parashikon fjalët e rradhës që duhen përmendur duke gjeneruar një tekst.”
Meta shtoi se LLaMA është stërvitur mbi tekstin në 20 gjuhë të ndryshme, duke përdorur këtu dhe tekstet publike të aksesueshme nga CCNet, C4, Ëikipedia, ArXiv dhe Stack.