Apple po punon vazhdimisht për të shtuar në linjën iPhone 15 karikimin e dyanshëm wireless, i cili mund të përdoret mjaft mirë për karikimin e kufjeve wireless apo orave smart. Burimet e 9to5Mac tregojnë se Apple dëshironte të integronte këtë shërbim në linjën Pro të iPhone 14, por nuk arriti dot të zhvillonte shërbimin në kohë.
Karikimi wireless i dyanshëm u prezantua për herë të parë në një pajisje Android, Huawei Mate 20 Pro në 2018. Që nga ajo kohë ky shërbim është përhapur gjerësisht në shumë smartphone flagship të kompanive të ndryshme me kalimin e viteve.
Megjithatë, dhe pse burimet e 9to5Mac tregojnë se Apple u përgatit ta prezantonte këtë shërbim bashkë me iPhone 14 Pro, është raportuar që në vitin 2019 me iPhone 11 Pro Max, që kishte të pranishëm komponentët e nevojshëm për ofrimin e këtij shërbimi. Këto raportime vazhduan dhe me iPhone 12 pasi në dokumentet e dorëzuara në FCC zbulohej se Apple kishte hardware-in e nevojshëm për karikimin wireless, por karikimi i dyqanshëm nuk ishte aktiv.
Një shembull të karikimit të dyanshëm mund ta shikojmë në MagSafe Battery Pack për iPhone, pasi do të vëmë re se battery pack do të karikohej në rast se ju vendosnit në karikim iPhone 12 tuaj.