Agjencitë e sigurisë kibernetike në Evropë kanë paralajmëruar se hakerat po shfrytëzojnë një bug 2 vjeçar për të sulmuar kompjuterat, ndërkohë që në Itali ka patur ndërprerje të gjëra të internetit.
Nga zyra e kryeministrit Italian është bërë e ditur se ditën e dielë gjatë natës sulmet e bëra, të cilat kanë prekur sistemet e kompjuterave në vend, shfrytëzojnë një ransomëare që ka qenë prej vitesh në qarkullim në një shërbim cloud të VMware. Nga ana tjetër një kompani e sigurisë kibernetike në Francë ka paralajmëruar se këto sulme kanë në shënjestër VMware ESXi hypervisors, që përdoren për të monitoruar makineritë virtuale.
VMware e ka rregulluar këtë problem që në shkurt të vitit 2021, mirëpo sulmet kanë në shënjestër versionet e vjetra të këtij produkti. Kompania tha në një deklaratë gjatë ditës së diel se përdoruesit e këtij shërbimi duhet të rifreskojnë aplikacionet që përdorin për të parandaluar sulme të tilla.
Ky problem tërhoqi shumë vëmendje në Itali ditën e diel për shkak se kishte një ndërprerje të internetit në të gjithë vendin gjatë kohës që po luhej ndeshja e futbollit Spezia – Napoli, por këto probleme u zgjidhën para zhvillimit të derbit Inter – Milan.