LG mund të mos prodhojë më smartphone që mbajnë emrin e kompanisë, megjithatë ka vendosur të krijojë komponentë për to. Dega Innotek e LG sapo prezantoi një modul kamere periscope e cila zë shumë më pak hapësirë në smartphone, si dhe ka aftësinë e zmadhimit optik 4-9 herë.
Kjo gjë mundëson që kamerat e smartphone-ve të ruajnë kualitetin e plotë të imazhit në të gjitha fotografitë që shkrepen duke përdorur zmadhimin midis 4-9 herë. Versioni i parë i modulit të zmadhimit nga LG Innotek u përdor në Xperia 1 IV të prodhuar nga Sony.
Shumica e kamerave të smartphone-ve përdorin zmadhimin hibrid, ku kombinojnë zmadhimin dixhital dhe module të ndryshme të kamerave. Largësi të caktuara të zmadhimit (si përshembull 2x, 3x, 10x) përdorin kamera individuale, ndërkohë që zmadhimi midis këtyre hapësirave (në 2.5X, 4.5x e të tjera) është kryer në mënyrë dixhitale. Kjo është arsyeja që bën që cilësia e imazheve të mos jetë aq e mirë.
Mirëpo “Optical Zoom Camera” e LG përmban në modulin e saj komponentë të lëvizshëm në mënyrë të ngjashme me kamerat DSLR, të cilët lëvizin me saktësinë e mikrometrit ndërkohë që kursen baterinë. Ky modul përfiton gjithashtu nga stabilizatori optik për të reduktuar blurin e krijuar nga lëvizja e dorës.
Kur ky modul të instalohet në pajisje, do të bëjë të mundur që fotografitë e zmadhuara nga 4-9 herë (4.9, 7.9 e tjerë) të ruajnë cilësinë e plotë të imazhit.