Raportimet më të reja që po qarkullojnë në internet tregojnë se Samsung pritet të zgjerojë pak kornizat në serinë e smartphone-ve Galaxy S23.
Të katërtat kornizat e S23 do të zgjerohen me 0.15mm. Me shumë mundësi ky ndryshim nuk do të sjellë një ndryshim të madh, megjithatë mund të bëjë që pajisja të duket pak më e madhe se pajisjet paraardhëse.
Small difference between S22 and S23, Samsung widened all four bezels for the S23 by 0.15mm, it looks bulkier than the S22, I can’t understand why Samsung does this, I have to again suspect that there is a spy inside Samsung. pic.twitter.com/KwdelDbHrF
— Ice universe (@UniverseIce) September 15, 2022
iceuniverse zbuloi se me shumë mundësi Galaxy S23 do të ketë të njejtën madhësi ekrani 6.1”, por pajisja do të jetë pak më e madhe se modeli ekzistues për shkak të zmadhimit të kornizave. Dhe pse nuk do të ketë një ndryshim në pjesën e ekranit, pritet që kjo pajisje të suportojë një nivel më të lartë ndriçimi, të pajisjet me një bateri që zgjat më shumë dhe aplikacionet të jenë më të optimizuara për të konsumuar më pak energji.
Seria S23 pritet të ketë 3 modele – Galaxy S23, S23 Plus dhe S23 Ultra. Ndër këto modele do të jetë S23 Ultra që do të përmirësohet më tepër në drejtime të ndryshme, duke filluar që nga kamerat. Samsung mund të përdorë një sensor të ri kryesor në këtë pajisje me rezolucion 200MP me f/1.7 që do të lejojë futjen e më tepër drite në sensor.
Gjithashtu të treja pajisjet do të përdorin proçesorin Snapdragon 8+ Gen 2 që do të fokusohet në efiçiencën e baterisë.