Finley është një fëmijë 2 vjeçar i cili kishte lindur me një defekt në zemër. Për fatin e tij të mirë, profesor Massimo Caputo dhe ekipi i tij nga University of Bristol tentuan për herë të parë injektimin e qelizave burimore për të mbyllur defektin në zemrën e tij, gjë që rezultoi e suksesshme sipas deklaratës së publikuar nga British Health Foundation.
Tashmë prof. Caputo dhe ekipi i tij po punojnë për të ndihmuar akoma me tepër fëmijë që vuajnë nga i njejti problem. Finley iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale 4 ditë pas lindjes së tij për të ripozicionuar arteriet e tij. Pas proçedurës së gjatë prej 12 orësh, ndodhën komplikime, dhe ndërkohë që funksioni i zemrës së Finley po përkeqësohej u detyrua të qëndronte në spital për një kohë të gjatë. Megjithatë Caputo i ofroi prindërve të Finley një tjetër mundësi: atë të injektimit të qelizave burimore direkt në zemrën e tij.
Prej disa vitesh prof. Caputo ka kryer studime të ndryshme për të përmirësuar ndërhyrjet në zemër. Ai ka zhvilluar gjithashtu një patch me qeliza burimore e cila më pas qepet në zemër. Ndryshe nga patch-et sintetike, ato me qeliza burimore nuk kanë nevojë të zëvëndësohen me kalimin e kohës, ndërkohë që fëmija rritet. Kjo gjë anashkalon nevojën për të kryer ndërhyrje të tjera kirurgjikale për zëvëndësimin e patch-it.