Google ka lajmëruar se 2 nga teknologjitë më të reja të kompanisë që përmirësojnë privatësinë, duke përfshirë këtu dhe shërbimin që bën të mundur mjegullimin e objekteve në video, do t’i ofrohen përdoruesve falas.
Këto shërbime janë pjesë e inciativës Protected Computing të Google që është dizenjuar për të transformuar “mënyrën se kur, ku dhe si të dhënat janë proçesuar për të sigurar privatësinë e tyre”.
Projekti i parë i brendshëm i Google quhet Mafritte mund të gjendet tashmë në Github. Ai përdor machine-learning për të zbuluar objektet dhe për t’i mjegulluar ato sapo shfaqen në ekran. Shërbimi është shumë i rëndësishëm për fshirjen nga videot të targave të makinave, tatuazheve të personave apo dhe për qëllime të tjera. “Ky kod është jashtëzakonisht i nevojshëm për gazetarët të cilët nuk dëshirojnë të paraqesin detaje të tepërta në videot e tyre.” shkruan Google në blog.
“Duke përdorur këtë kod open-source, edituesit e videove mund të kursejnë kohën e nevojitur për të mjegulluar pamjen e një personi, pasi algoritmi mund të performojë këtë shërbim me saktësi të lartë.” shton kompania.
Shërbimi tjetër “Fully Homomorphic Encryption Transpiler” lejon zhvilluesit të performojnë llogaritje në të dhëna të enkruptuara pa aksesuar informacione të identifikueshme. Google tregon se ky shërbim do të ndihmojë industrinë financiare, shëndetësore apo qeveritë e ndryshme, “aty ku ruajtja e sigurisë ka një prioritet të lartë”.