Gjatë kohëve të fundit Apple ka regjistruar një numër më të vogël shitjesh të smartphone-ve midrange. Prandaj, analisti Ming-Chi Kuo tregon se kompania po mendon të shtyjë publikimin e iPhone SE 4 në vitin 2024.
Publikimi duhet të shtyhet pasi kompania duhet të rivlerësojë strategjinë dhe çmimin që duhet t’i vendosi këtij smartphone-i pasi iPhone SE i gjeneratës së ardhshme pritet të ketë një dizajn full-screen, gjë që do të rrisë kostot e prodhimit.
Kuo thotë se shtyrja e publikimit të iPhone SE 4 do të ndihmojë në reduktimin e “kostove të zhvillimit të një produkti në panevojshëm” si dhe do të ndihmojë kompaninë të brohet nga sfidat ekonomike me të cilat po përballet industria e teknologjisë.
Megjithatë fansat e kësaj serie kanë zhvilluar disa renders të rinj, dhe në bazë të informacioneve që kanë treguan se iPhone SE 4 do të jetë i bazuar në iPhone XR. Ky ishte ndër smartphone-t e parë të cilët larguan TouchID nga pajisja dhe përdorën Face ID si mjetin e vetëm të identifikimit biometrik në smartphone.
Zakonisht Apple i prezanton modelet SE në pranverë, gjë që tregon se ka dhe 15 muaj kohë që kompania të ndryshojë mendje për sa i përket dizajnit. Le të shpresojmë se gjatë kësaj kohe inxhinierët të reflektojnë dhe të vendosin një bateri më të madhe në këto pajisje.