Përmes një postimi në blog në datën 19 dhjetor, NASA lajmëroi se Insight nuk arriti t’i përgjigjej komunikimeve nga Toka dhe besohet se misionit të robotit në Mars mund t’i ketë ardhur fundi.
“Energjia ime është shumë e ulët, prandaj ky mund të jetë imazhi i fundit që po ju dërgoj. Mos u shqetësoni për mua, koha ime këtu ka qenë produktive dhe e qetë.” shkruajti NASA ndërkohë që publikoi fotografinë e fundit të siguruar nga InSight në Twitter.
Prej disa muajsh roboti ka vuajtur për të siguruar energji pasi panelet e saja diellore po digjeshin nga pluhuri i Marsit. NASA e lançoi robotin InSight në maj të vitit 2018, i cili arriti të ulej në sipërfaqjen e planetit në nëntor të po të njejtit vit në Elysium Panitia.
Misioni i InSight ishte ambicioz – duhet të kuptonte shtresat e brendshme të Marsit si kurrë më parë përmes përdorimit të një sizmometri për të regjistruar fuqinë dhe kohëzgjatjen e tërmeteve.
Shkencëtarët zbuluan se ky robot arriti të regjistrojë tërmetin më të gjatë në Mars, ndërkohë që gjatë periudhës 4 vjeçare InSight arriti të regjistrojë 1,300 tërmete. Mirëpo gjatë kohëve të fundit pluhuri është ngjitur në sipërfaqjen e paneleve diellore të robotit, duke bllokuar rikarikimin e tij.