Uber po planifikon të zëvëndësojë disa nga punonjësit e saj me robotë pasi shpesh herë është përballur në beteja gjyqësore me punonjës të ndryshëm që kërkonin rritje të pagave.
Prandaj kompania ka vendosur “të punësojë” robotët që drejtohen në mënyrë të pavarur dhe dorëzojnë ushqimet e porositura drejt klientëve, fillimisht në Miami dhe më pas pritet që mbulimi i tyre të zgjerohet.
Robotët e dizenjuar nga Cartken, një kompania e themeluar nga ish-inxhinierët e Google, kanë 6 rrota, mund të ecin në trotuar dhe të transportojnë porosi deri në 11kg.
Marrëveshja midis Uber dhe Cartken vjen 2 ditë pasi prokurori në Manhattan pranoi kërkesën e Uber për të bllokuar përkohësisht rritjen e pagës për drejtuesit që hynte në fuqi javën e ardhshme. Pagesat e transportuesve do të rriteshin me 23.93% për 1.6km.
Shumë kompania po konsiderojnë që në të ardhmen të rrisin përdorimin e robotëve, pikërisht për të shmangur probleme të tilla. Uber ka nisur testimin e robotëve që nga maji i këtij viti me teknologjitë e prezantuara nga Serve Robotics.
Robotët e Cartken përdorin inteligjencën artificiale, navigimin e bazuar në kamera dhe teknologjinë e vendndodhjes të zhvilluar posaçërisht për mjetet autonome, në mënyrë që robotët të operojnë në mënyrë të sigurtë përreth njerëzve.
Ato lëvizin me shpejtësi deri në 5 km/h dhe mund të funksionojnë në kushte të ndryshme atmosferike, si përshembull në shi ose dëborë.