Meta i tregoi punonjësve gjatë ditës së martë se ato nuk do të lejohen të diskutojnë tematika të ndryshme në vendin e punës që sjellin përçarje, sipas një raportimi nga Fortune.
Drejtuesi Lori Goler bëri një publikim në forumin e brendshëm se rregullat e reja do të hynë në fuqi menjëherë dhe se temat më të rëndësishme mbi të cilat nuk duhet të diskutohet janë abortimi, efektiviteti i vaksinave, e drejta e mbajtjes së armëve apo probleme të tjera politike si zgjedhjet apo lëvizjet civile.
“Ne po e ndërmarrim këtë hap që të sigurohemi se diskutimet e brendshme mbeten të respektueshme, produktive, dhe na lejojnë ne të fokusohemi.” shkruajti Goler.
Rregullat e reja nuk do të veprojnë mbi personat që e kanë të nevojshme diskutimin e këtyre temave për shkak të rolit të tyre në Meta. Një zëdhënës i Meta nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi këtë vendim, por tregoi se kompania “po tregon se çfarë është apo jo e përshtatshme në vendin e punës, për të reduktuar shpërqëndrimet ndërkohë që ambienti i punonjësve mbetet produktiv dhe i respektueshëm”.
Lori Goler tha në shënimin e brendshëm se 3 janë parimet kryesore: fokusimi në misionin e caktuar, punimi me respekt dhe mbrojtja e informacioneve të kompanisë.