Më herët gjatë kësaj jave, Qualcomm prezantoi proçesorin më të ri për smartphone-t, Snapdragon 8 Gen 2, duke premtuar se ky proçesor do të “revolucionarizojë smartphone-t flagship” më vonë gjatë këtij viti, mirëpo benchmarks tregojnë se kompania ka ende punë për të bërë për të mundur proçesorin A16 të përdorur në iPhone 14.
Rezultatet e Geekbench të Snapdragon 8 Gen 2 janë zbuluar dhe pse ende nuk kemi një pajisje zyrtare me këtë proçesor. Sipas tyre, Snapdragon 8 Gen 2 mori një rezultat prej 1483 në single-core dhe 4709 në multi-core. Nga ana tjetër A16 kishte një rezultat prej 1874 në single-core dhe 5372 në multi-core. Në garë mund të përfshihet dhe proçesori më i vjetër A15 nga Apple, i cili arriti gjithashtu të mundte proçesorin më të ri të Qualcomm me rezultatin 1709 në single-core test.
Krahasuar me gjeneratën e parë të proçesorëve Snapdragon 8, Qualcomm tregon se proçesori i ri do të sjellë një rritje performance prej 35% në CPU, një rritje 25% të performancës së GPU dhe rritje të efiçiencës së energjisë.