Parashikimet rreth fituesit të Kupës së Botës 2022 në Katar kanë nisur në mbarë botën, mirëpo përveç fansave, parashikimet po kryhen dhe nga specialist të cilët mbështeten në të dhënat e grumbulluara.
Lloyd’s London tregon se vlera totale e sigurimit të lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë kapionat do të jetë rreth $26 miliardë, një rritje prej $10 miliardësh në krahasim me 2018. Studimet e kompanisë janë të bazuara në rrogën, sponsorizimet, moshën dhe pozicionin e këtyre lojtarëve.
Nëpërmjet kësaj mënyre, Lloyd’s London parashikoi në mënyrë të saktë fituesit e vitit 2014 dhe 2018. Këtë vit, kompania shprehet se në bazë të llogaritjeve, Anglia do të jetë fituesja e Kupës së Botës 2022.
Mirëpo nga ana tjetër, OPTA, një platformë e regjistrimit të të dhënave, ka përdorur inteligjencën artificiale për të parashikuar se kush do të jetë fituesi i këtij kampionati. AI ka krijuar shancet për fitore për çdo ekip, dhe ky shanc do të ndryshojë live sa herë që një ndeshje të luhet. Inteligjenca artificiale tregon se shancet më të mira për të fituar këtë kampionat botëror i ka Brazili.
Sipas OPTA, Brazili ka një shanc prej 16.3% për të fituar Kupën e Botës. Argjentina renditet në vendin e dytë me 13.1%, e ndjekur më pas nga Franca me 12%, Spanja me 8.9% dhe Anglia me 8.8%.