Robotët e dizenjuar nga Kiva Systems vazhdojnë të mbeten tepër të përdorur në fabrikat e Amazon dhe një dekadë pas blerjes së këtij startup. Përgjatë viteve, gjigandi i shitjeve ka zgjeruar numrin e robotëve që përdor në fabrika deri në disa mijëra për të përmbushur nevojat në SHBA.
Robotët të cilët përdoren për lëvizjen e pakove brenda fabrikave quhen Robin dhe Cardinal dhe në fabrika po përdoren më tepër se 1,000 robotë të tillë. Gamës së robotëve ju shtua dhe një tjetër pajisje e quajtur Sparrow.
Ky krah robotik është shumë më i sofistikuar se robotët e tjerë ekzistues të kompanisë, pasi ai ka aftësinë për të kapur dhe vendosur objekte specifike në kosha të ndryshëm. Vizioni kompjuterik dhe AI i këtij krahu robotik është në gjendje të identifikojë dhe të lëvizë miliona pajisje të ndryshme, sipas Amazon.
Roboti, njësoj si paraardhësit e tij, përbëhet nga një sistem Fanuc hidraulik i thithjes i personalizuar me hardware dhe software të Amazon. Amazon përdor sensorë për të identifikuar pajisjet e ndryshme në varësi të madhësisë, formës dhe barcode. Një zëdhënës i kompanisë ka treguar se sistemi është në gjendje të identifikojë rreth 65% të gjithë inventarit të kompanisë.
Mos ndoshta rritja e numrit të këtyre robotëve në fabrikat e Amazon do të lidhet me një reduktim të stafit në të ardhmen e afërt?