Office of Technology Development në Harvard ka lajmëruar dhënien e liçencës për startup-in Adden Energy Inc, që ka arritur të krijojë një bateri solid-state prototip të aftë të karikohet në vetëm 3 minuta dhe të ketë një jetëgjatësi prej 10,000 ciklesh karikimi.
Përveç këtyre numrave mjaft të mahnitshëm, kompania ka arritur të zgjidhë dhe problemin e sigurisë së baterisë. Këto inovatorë tregojnë se bateria e tyre ka “një nivel stabiliteti të materialeve që tejkalon sfidat e sigurisë të baterive të tjera me litium”.
Teknologjia e re erdhi nga laboratori i Xin Li, profesor i asociuar të Shkencës së materialeve në Harvard dhe zbulimet e ekipit u publikuan në revistën Nature.
“Nëse ne dëshirojmë të elektrifikojmë makinat, bateritë solid-state janë mënyra e vetme për të përparuar në industri.” tha Li. “Ne duam të reklamojmë këtë teknologji pasi e shikojmë që ajo është unike në krahasim me bateritë e tjera solid-state. Në laborator ne kemi arritur një jetëgjatësi të tyre prej 5,000-10,000 ciklesh karikimi, krahasuar me 2,000-3,000 që bateritë më të mira kanë aktualisht.”
CTO i Adden Energy, Luhan Ye tregon se “makinat elektrike nuk mund të jenë të gjitha luksoze, të cilat përbëjnë vetëm 1% të makinave në rrugë, nëse ne dëshirojmë të kemi një të ardhme me energji të pastër”. Gjithashtu ai përmendi se tregu i makinave të përdorura në SHBA nuk do të ekzistojë më nëse bateritë zgjasin për vetëm 3-5 vite.