Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Nga Tirana, një thirrje për Europën teknologjike: Rama dhe Von der Leyen bashkojnë zërat për AI dhe inovacion
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Nga Tirana, një thirrje për Europën teknologjike: Rama dhe Von der Leyen bashkojnë zërat për AI dhe inovacion
Tech

Nga Tirana, një thirrje për Europën teknologjike: Rama dhe Von der Leyen bashkojnë zërat për AI dhe inovacion

Last updated: 16 Maj, 2025 4:13 pm
Ndaj
5 Min lexim

Tirana është kthyer sot në epiqendrën e politikës europiane. Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) po zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 40 liderëve europianë, përfshirë kancelarë, presidentë dhe kryeministra të BE-së dhe vendeve fqinje. Takimi po mbahet në “Shtëpinë e Europës” e ndërtuar rishtas në Sheshin Skënderbej, një hapësirë simbolike e bashkimit dhe vizionit europian. Tema kryesore e diskutimeve është siguria, demokracia dhe bashkëpunimi rajonal në sfidat globale.

Contents
  • Rama: “Europa ka nevojë për një Aleancë të Inteligjencës Artificiale”
  • Investime pa burokraci për startup-et jashtë BE-së
  • Ursula von der Leyen mbështet idenë e Kryeministrit Rama

Rama: “Europa ka nevojë për një Aleancë të Inteligjencës Artificiale”

Në fjalimin e tij hapës, Kryeministri Edi Rama zgjodhi një qasje që shkonte përtej politikës së zakonshme: ai propozoi krijimin e një Komuniteti Europian të Inteligjencës Artificiale, Arsimit dhe Shkencës, si një formë e re bashkëpunimi mes shteteve të BE-së dhe vendeve të rajonit.

Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, të shkencës, e të inteligjencës artificiale?

Edi Rama, Kryeminstër i Shqipërisë

Kështu u shpreh Rama, duke theksuar nevojën për një aleancë ndërkombëtare të dijes dhe inovacionit, jo vetëm të armatimit.

Në një kohë kur gjeopolitika europiane është e tensionuar dhe përqendrimi tek kapacitetet ushtarake po rritet, Rama solli një tjetër vizion: zhvillimin e teknologjisë si mjet paqeje dhe bashkimi. Sipas tij, territori europian duhet të shihet jo si një “fortesë për t’u mbrojtur”, por si një tokë fertile për zhvillimin e ideve, startup-eve dhe të rinjve që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Investime pa burokraci për startup-et jashtë BE-së

Një pjesë shumë e rëndësishme e propozimit të Ramës ishte thirrja për të kthyer vendet jo-anëtare të BE-së, si Shqipëria, në kufi të rinj inovacioni dhe investimi. Ai kërkoi që këto zona të përfitojnë nga burimet dhe investimet europiane pa qenë të ngarkuara nga rregulloret burokratike të BE-së.

Le t’u japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja një arsye më të mirë për të qëndruar… për të ëndërruar në tokën europiane, në vend që t’i hedhin sytë jashtë saj.

Edi Rama, Kryeminstër i Shqipërisë

Mesazhi ishte i qartë: të rinjtë europianë, sidomos në Ballkan, kanë nevojë për mbështetje reale nëpërmjet inovacionit, teknologjisë dhe një tregu të hapur për idetë.

Ursula von der Leyen mbështet idenë e Kryeministrit Rama

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen theksoi se e ardhmja e Europës duhet të ndërtohet mbi baza të forta inovacioni, digjitalizimi dhe ndërlidhjes. Në fjalimin e saj, ajo deklaroi se “Europa duhet të mbyllë hendekun e inovacionit, të forcojë konkurrueshmërinë dhe të ndërtojë reziliencën e saj”, duke e quajtur këtë një domosdoshmëri për përballimin e sfidave të mëdha globale.

Sipas saj, historia është kthyer në skenë, dhe me të edhe nevoja për një Europë që investon në teknologji dhe partneritete strategjike. Ajo përmendi konkretisht rëndësinë e startup-eve, kërkimit shkencor dhe digjitalizimit si motorrë të rritjes ekonomike dhe stabilitetit.

Nëse jemi të suksesshëm në ndërtimin e kësaj mirëqenieje të përbashkët, ajo do të jetë ngjitësi i paqes dhe stabilitetit në kontinentin tonë.

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

Ajo gjithashtu njoftoi për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë, si dhe një strategji të re të BE-së për Detin e Zi dhe një Axhendë Ndërlidhjeje, që synon të lidhë Europën me Azinë Qendrore përmes infrastrukturës, tregtisë dhe lidhjeve digjitale. Këto nisma janë të menduara për të fuqizuar vendet fqinje të BE-së dhe për t’i përfshirë më ngushtë në rrjetin ekonomik dhe teknologjik europian.

Do të investojmë në infrastrukturë ndërkufitare, në digjitalizim dhe në lidhjen e njerëzve në gjithë Komunitetin Politik Europian.

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

Mbështetja e qartë nga Presidentja e Komisionit për vizionin e Ramës e shndërroi thirrjen për një “Aleancë Europiane të Inteligjencës Artificiale” nga ide simbolike në një mundësi konkrete politike, e cila mund të formësojë politikat teknologjike dhe të rinisë në dekadën që vjen.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Me Google Earth “mund të ktheheni pas në kohë”
Tjetra Meta shtyn prezantimin e modelit më të avancuar AI të quajtur “Behemoth”

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Kjo video tregon se sa kanë avancuar robotët humanoidë – ata janë të gatshëm të përballen me ju në një ring

7 Dhjetor, 2023
Gaming

Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor

20 Qershor, 2026
Tech

Njihuni me ekranin që ju mund ta shijoni

24 Dhjetor, 2021
Tech

Meta ka përdorur të dhënat publike në postimet e Facebook dhe Instagram për të trajnuar asistentin e ri AI

3 Tetor, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?