Nëse ju e keni pyetur ndonjëherë telefonin apo kompjuterin “çfarë dëshiron që unë të bëj?” me një zë të dëshpëruar, ju e dini se sa e ngatërruar bëhet situata kur komunikimi me një copëz teknologjie ndërpritet.
Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse kjo gjë ndodh ndërkohë që ju kaloni midis modaliteteve të ndryshme manuale, assisted dhe autonome ndërkohë që drejtoni makinën. Është e sigurt të themi se këto janë situata të cilat duhet të shmangen, pavarësisht të gjitha problemeve.
Shtojmë duke pakësuar
Makinat e reja janë të tejmbushura me aftësi, funksione dhe teknologji të reja. Ne dëshirojmë që këto shërbime ta bëjnë jetën tonë më të thjeshtë dhe të sigurtë, në vend që të krijojnë më tepër çoroditje apo shpërqëndrime. Për këtë arsye është tepër e nevojshme që makina të ofrojë një informacion kontekstual dhe mjaft të qartë.
Me këtë gjë në mendje, Volvo ka vendosur si një prioritet kryesor që tranzicioni midis modaliteteve të ndryshme gjatë drejtimit të makinës të jetë i lehtë dhe intuitiv. E njejta gjë vlen dhe për aksesimin e shërbimeve përmes ekraneve të makinës: ne dëshirojmë të prezantojmë gjithçka që ju keni nevojë në një mënyrë mjaft të thjeshtë.
Në Volvon EX90, makina më e re SUV flagship tërësisht elektrike që do të vijë së shpejti, një ekran i madh qendror ju ofron një akses të shpejtë në navigim, media dhe smartphone, si dhe kontrolle të ndryshme për veprime të tjera. Në varësi të situatës ku gjendeni, të parkuar apo duke ecur, një tabelë speciale do të sugjerojë veprime të ndryshme që kanë shumë kuptim gjatë situatës specifike ku gjendeni.
Për më tepër informacion të fokusuar në drejtim, si për shembull drejtimet e ndryshme, shpejtësia aktuale dhe informacione mbi autonominë, gjendet një ekran i dytë më i vogël pas timonit. Këtu do të shfaqet mjaft qartë dhe ndryshimi i modaliteteve të drejtimit të makinave, duke u siguruar që drejtuesi të dijë gjatë gjithë kohës çfarë të presë prej makinës.
“Është e gjitha rreth ofrimit të informacionit të duhur në kohën e duhur” thotë Thomas Stovicek, drejtues i UX në Volvo Cars. “Ne dëshirojmë që eksperienca e drejtimit të makinës të jetë e fokusuar, e thjeshtë dhe e sigurt.”
Si makinat e Volvo krijojnë besimin e nevojshëm
Duke kombinuar ndjeshmërinë e jashtme dhe të brendshme përmes kombinimit të hardware dhe software që gjendet në makinë, Volvo arrin një nivel të ri kuptimi rreth drejtuesit dhe ambientit ku ai gjendet. Ambiciet e Volvo janë që makina duhet të jetë në gjendje të lexojë çdo situatë dhe t’i ofrojë drejtuesit informacion kontekstual bazuar në këtë output.
Volvo EX90 do të jetë e pajisur me të gjithë hardware-in e nevojshëm për drejtimin autonom, pra në të ardhmen makina do të jetë në gjendje të drejtohet pa mbikëqyrjen tuaj. Ndërfaqja e përdoruesve është dizenjuar për ta bërë tranzicionin midis modaliteteve të ndryshme të drejtimit sa më të parashikueshëm dhe të thjeshtë.