Sytë blu janë një gjen reçesiv, gjë që nënkupton se ju keni nevojë për 2 gjene të tillë në mënyrë që të shfaqet ngjyra blu në sytë tuaj. Mirëpo, nëse ne po mendojmë se nga erdhën ekzaktësisht këto gjene, do të mësojmë përmes një studimi se i gjithë “faji” mund të hidhet mbi 1 person.
Ne dimë se ngjyra blu e syve është shumë më e rrallë se ngjyra kafe, duke qenë e pranishme vetëm tek 8-10% e popullsisë në botë. Tashmë ne mund të kuptojmë se përse kjo ngjyrë është kaq e rrallë, pasi u mësua se mutacioni gjenetik erdhi nga një person që jetoi rreth 6,000-10,000 vite më parë.
Studiuesit u munduan të zbulonin se çfarë e shkaktonte këtë mutacion gjenetik, duke studiuar gjenin OCA2, i cili është përgjegjës për nivelin e ngjyrës kafe që gjendet në syrin e njeriut. Mirëpo u kuptua se mutacioni gjenetik që sjell ngjyrën blu gjendet në një gjen tjetër të quajtur HERC2, i cili “fik plotësisht” gjenin OCA2, duke gjeneruar ngjyrën blu të syve.
Mirëpo si u kuptua se të gjithë njerëzit me sy blu kanë të njejtin paraardhës? Sepse të gjithë këta persona kanë të njejtin mutacion gjenetik.
Dhe pse duhet të kryhen akoma më tepër studime, besohet se mutacioni u shpërnda pas migrimit të njerëzve nga Afrika në Evropë, gjë që i jep një shpjegim faktit se shumë njerëz në Evropë kanë sytë blu.