Bruce Willis mund të jetë tërhequr nga karriera e tij e aktrimit pas diagnostikimit me sëmundjen e afazisë, mirëpo një version dixhital i tij do të mund të shfaqet në projekte të ardhshme. Vitin e kaluar, binjaku dixhital i aktorit i krijuar nga Deepcake u shfaq në një reklamë për një kompani telefonike ruse.
Tashmë po raportohet se aktori ka shitur të drejtat e imazhit të tij drejt Deepcake, të cilat mund të përdoren në projekte të ndryshme si përshembull reklama apo pjesëmarrje në filma të ndryshëm përmes teknologjisë deepfake.
Inxhinierët krijuan këtë version dixhital duke grumbulluar përmbajtjet nga Die Hard dhe Fifth Element, kur Willis ishte 32 dhe 42 vjeç respektivisht. Tashmë Deepcake mund të aplikojë imzhin e tij mbi fytyrën e një aktori tjetër në një periudhë tepër të shkurtër kohore. Megjithatë do të nevojitet aprovimi final i Willis para çdo projekti ku teknologjia pritet të aplikohet.
Në reklamën për Megafon, fytyra e Willis është ndërruar me atë të aktorit Konstantin Solovyov. “E pëlqeva preçizionin e personazhit tim. Kjo është një mundësi e madhe për mua që të rikthehem pas në kohë,” tha Willis në një deklaratë për Deepcake. “Me përdorimin e teknologjive të reja, unë mund të komunikoj, punoj dhe të marr pjesë në filma dhe kur jam në një kontinent tjetër.”