Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) në Iralndë ka gjobitur Meta me €405 milionë pas një hetimi mbi menaxhimin e të dhënave të adoleshentëve që ka zgjatur rreth 2 vite. Vendimi për gjobitjen u finalizua ditën e premte.
Hetimet u fokusuan në dy mënyra të ndryshme që Meta kishte thyer rregullat GDPR. Fillimisht, Instagram kishte lejuar përdoruesit e rinj në moshë (13-17 vjeç) të krijonin adresa biznesi në platformë, të cilat e bënin informacionin e kontaktit të këtyre personave publik. Një tjetër problem me Instagram ishte dhe fakti se pas krijimit të adresave të reja nga grupmosha 13-17 vjeç, platforma i lejoi këto adresa të qëndronin publike dhe jo private.
Kjo është gjoba e 3-të dhe më e madhja që DPC ka vendosur kundrejt Meta, duke lënë pas gjobën prej €225 milionësh kur rregullatori zbuloi se WhatsApp nuk lajmëroi në mënyrë të saktë qytetarët e BE për mënyrën se si i përdorte të dhënat e tyre. Atë kohë WhatsApp u detyrua të tërhiqte mbrapsht këtë politikë privatësie.
Megjithatë Meta dha një deklaratë për Politico ku tregoi se ka rifreskuar shërbimin ”public-by-default” për të gjithë personat nën 18 vjeç, duke i bërë adresat e tyre automatikisht private. Prandaj ato nuk janë dakord me mënyrën se si kjo gjobë është përllogaritur dhe tregojnë se kanë në plan të apelojnë vendimin.