Google do të ndalojë shfaqjen e përgjigjeve ndaj disa pyetjeve të pakuptimta ndërkohë që po përmirëson dhe shërbimin “featured snippets”.
Google tregoi përmes një postimi se si do të funksionojnë këto ndryshime. Kur Google të pyetet “Kur Snoopy vrau Abraham Lincoln?”, zakonisht shfaqet viti 1865 – data e saktë, mirëpo ky nuk është vrasësi i vërtetë.
“Duket shumë qartë se kjo nuk është mënyra e duhur për të shfaqur rezultatet.” tha drejtuesi i kërkimeve në Google, Pandu Nayak.
Pyetje të tjera të cilat nuk do të përgjigjen më nga Google do të jenë:
2. Si të takosh iluminatin?
Përgjigja aktuale e Google: “Dëshiron të bëhesh i pasur? Apliko tani për t’iu bashkuar iluminatit!”
3. A është e mundur që unë të heq parazitët me dhëmbë?
Përgjigja aktuale e Google: “Tërhiq lehtë përpara me presion të barabartë.”
4. Kush është Mbreti i SHBA?
Përgjigja aktuale e Google: ”Barack Obama”.
5. A po planifikon Obama një grusht shteti?
“Në fakt Obama mund të planifikojë një grusht shteti komunist në fund të madatit të tij në 2016.”
6. Përse zjarrfikëset kanë ngjyrë të kuqe?
7. Presidentët anëtarë të Klan (Ku Klux Klan)
8. Si të ftoni dikë në një takim?
9. A janë femrat të këqija?
10. Çfarë ndodhi me dinosaurët?
“Dinosaurët janë “mjetet” më të përdorura për të indoktrinuar fëmijët dhe adultët mbi idenë e historisë prej miliona vitesh të Tokës.”