Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Kia XCeed vjen me një dizajn të rifreskuar, teknologji të përmirësuar dhe pamje të fuqishme GT-line
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Kia XCeed vjen me një dizajn të rifreskuar, teknologji të përmirësuar dhe pamje të fuqishme GT-line
Cars

Kia XCeed vjen me një dizajn të rifreskuar, teknologji të përmirësuar dhe pamje të fuqishme GT-line

Last updated: 21 Korrik, 2022 10:11 am
Ndaj
6 Min lexim

Pas shitjes së mbi 120,000 njësive në Europë, crossover-i tepër i suksesshëm i Kia, XCeed, është përmirësuar akoma më tepër në vitin 2022 duke përfshirë këtu një dizajn të ri, interior të përmirësuar dhe pamje të re GT-line që sjell emocionet e Ceed GT në modelin mjaft të njohur. Këto ndryshime do ta bëjnë XCeed dhe më tepër joshës në segmentin e makinave C-Crossover.

Si një ofrues i zgjidhjeve për qëndrueshmërinë e transportit, Kia prezanton XCeed me opsione të gjera efiçiente elektrike të gjenerimit të fuqisë. XCeed Plug-in Hybrid (PHEV) vjen me një autonomi elektrike prej 48km, ose 60km në rrugë qyteti, ndërkohë që motorët e tjerë efiçientë janë gjithashtu të disponueshëm, duke e bërë XCeed të përshtatshëm për të gjitha llojet e jetesës.

Kia_XCeed_2022_-16.webp

Sjoerd Knipping, Zëvëndës President i Marketingut dhe Produkteve në Kia Europe komentoi: “Klientët tanë e kanë vlerësuar kombinimin unik të XCeed në mënyrën e drejtimit, rehatinë në përdorimin e përditshëm dhe teknologjinë e përdorur, ky model i ri ndërtohet mbi këto fuqi duke ofruar një ndryshime moderne në interiorin dhe pamjen e jashtme të makinës së bashku me shërbimet e reja teknologjike. Si një alternativë sportive e modeleve të mëdha, XCeed është bërë modeli më i shitur në linjën e gjerë Kia Ceed.”

 

Dizajni i jashtëm

Kia_XCeed_2022_-3.webp

Elegant, shprehës dhe modern në dukjen e saj, Kia e re XCeed, ndër të preferuarat e Geek Room, ndërtohet mbi dizajnin ikonik të paraardhësve të saj. Kia e re XCeed vjen me drita të reja LED, me një rrjetë të riimagjinuar dhe dizajn inovativ për kalimin e ajrit.

Duke integruar dritat e mjegullës në dritat kryesore, dizenjuesit arritën të përfshijnë xhepa ajri në secilën pjesë të makinës, duke përmirësuar kështu efiçiencën e makinës. Lartësia nga toka e XCeed është 17.2cm në gomat 16” dhe 18.4cm në gomat 18”.

 

Prezantimi i ADN së GT-line në linjën XCeed

Kia_XCeed_2022_-19_copy.webp

Me prezantimin e GT-line, Kia sjell një pamje sportive në XCeed, duke përzierë pamjen vizuale dhe eksperiencën e drejtimit dhe duke e çuar këtë model në një tjetër nivel. Një model që sipas Geek Room është shumë unik. Pamja është tepër e përshtatshme për personat që duan të balancojnë zemrën dhe trurin, duke zgjedhur një makinë familjare me hapësirë të madhe, në të njejtën kohë me një dizajn tepër unik dhe performancë të pabesueshme.

Dizajni i jashtëm është përshtatur për të qenë më sportive, duke përfshirë parakolp më të ulur, drita LED heksagonale dhe 12 ngjyra të ndryshme që do ta bëjnë XCeed ndryshe nga çdo makinë tjetër në treg.

 

Dizajni i brendshëm

Kia_XCeed_2022_-12.webp

XCeed vjen me materiale super ergonomike dhe me kualitet të lartë, duke ofruar një ambient të klasit të parë. Konsola qendrore është më tepër e drejtuar nga shoferi, për aksesibilitet më të lehtë, ndërkohë që pozicionimi brenda në makinë është i lartë, duke ju lejuar të shikoni mjaft qartë përreth.

Materialet e përdorura janë shumë të buta ndaj të prekurit dhe klientët mund të zgjedhin midis kamoshit, lëkurës sintetike në tapiceri ose lëkurën origjinale për sediljet.

 

Modelet MHEV dhe PHEV të dizenjuara për të gjithë përdoruesit

Kia_XCeed_2022_-10.webp

Kia e re XCeed është e fuqizuar nga motorët e rinj turbocharged benzene, të cilët përmbajnë teknologji mild-hybrid, ndërkohë që modelet e avancuara plug-in hybrid mundësojnë përfitimin nga lëvizshmëria e shtuar pa emëtime.

XCeed vjen me 3 opsione motorësh benzine, 1 litërsh, 1.5 litërsh dhe 1.6 litërsh. Modeli MHEV ndihmon në uljen eemëtimeve me 10%, duke përmirësuar efiçiencën e makinës. Nga ana tjetër PHEV vjen me një bateri 8.9kWh dhe një motor me 4 cilindra 1.6 litërsh, duke mundësuar lëvizjen deri në 60km me energji elektrike.

 

Teknologjia

Kia_XCeed_2022_-8.webp

XCeed shoqërohet nga një sistem navigimi 10.25 inç që ofron disa lidhje Bluetooth si standard, ku të pranishëm janë dhe Android Auto dhe CarPlay. Gjithashtu i pranishëm është ekrani 12.3 inç, dizajni i së cilës mund të lidhet me modalitetet e drejtimit të makinës, Eco, Normal dhe Sport.

 

Siguria

Kia_XCeed_2022_-5.webp

 

Kia xCeed përfshin shumë shërbime për asistimin aktiv të drejtuesve dhe teknologji për sigurinë që ofrojnë një qetësi të mendjes dhe mbrojtje. Smart Cruise Control është përmirësuar me shtimin e funksionin të lidhur me navigimin, së bashku me Navigation-assisted SCC.

Si çdo Kia e shitur në Evropë, XCeed i ri është pajisur me Vehicle Mobility Management, për përmirësimin e frenimit dhe stabilitetin e makinave në kthesa. Të përfshira do të jenë dhe Blind-spot Collision-Avoidance Assist (BCA) dhe Blind-spot Collision-Avoidance Warning system (BCW).

 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Studiuesit amerikanë “hakojnë” trurin e mizave dhe i kontrollojnë ato nga distance
Tjetra WhatsApp lançon shërbimin për migrimin e bisedave midis Android dhe iOS për të gjithë përdoruesit

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

Tesla tërheq aplikimin për subvencionimin prej $1 miliardë për fabrikën në Gjermani, Musk lë të kuptohet se nuk i duan

27 Nëntor, 2021
Cars

Mercedes-Benz është kompania e parë që do të mund të shesë automjete me teknologjinë e drejtimit autonom të Nivelit 3

10 Qershor, 2023
Cars

Motorri elektrik i BMW duket sikur ka dalë nga e ardhmja

12 Nëntor, 2020
Cars

Versioni GT i Mustang Mach-E fillon nga $59,900

28 Prill, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?