Samsung ka lançuar dy smartphone në serinë Fan Edition përgjatë dy viteve të fundit. Mirëpo në raportimet e fundit që po qarkullojnë në internet tregohet se kompania mund të ketë vendosur të mos prodhojë më një tjetër version Fan Edition të smartphone-ve flagship të saj për një kohë të gjatë.
Burime të ndryshme për SamMobile tregojnë se Samsung e ka ndërprerë zhvillimin e Samsung Galaxy S22 FE, dhe se me shumë mundësi nuk do të ketë një model tjetër FE të prezantuar në të ardhmen. Gjatë muajit prill të vitit të kaluar, Galaxy S21 FE kishte një numër modeli të caktuar dhe disa renders të bëra leak, mirëpo për sa i përket S22 FE nuk ka ende asnjë informacion të bërë leak. SamMobile përdor këtë fakt si një provë të rradhës se ky smartphone nuk ekziston aktualisht.
Dhe gjatë vitit të kaluar Samsung ishte në mëdyshje për sa i përket publikimit të S21 FE për shkak të mungesës së proçesorëve gjysëmkonduktor në treg, megjithatë arriti të nxirrte në shitje smartphone-in rreth 1 muaj pas prezantimit të serisë Galaxy S22.
Ekziston dhe mundësia që kjo të jetë thjesht një vonesë tjetër e ngjashme me atë të S21 FE, megjithatë na mbetet vetëm të presim dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë me Samsung Galaxy S22 FE.