Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar
Tech

Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar

Last updated: 13 Qershor, 2022 10:06 am
Ndaj
9 Min lexim

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të kohës moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, themelues, udhëheqës, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë.

Në një finale e cila kurorëzon jo vetëm rrugëtimin disa mujor të një gjenerate të rinjsh të cilët i kanë besuar Albanian ICT Awards vizionin e tyre për të ardhmen, por edhe një moment historik i një përkushtimi 10 vjeçar në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë, Albanian ICT Awards shpalli më 11 Qershor në një ceremoni madhështore dhe plot emocione në Pallatin e Kongreseve fituesit e edicionit të 10-të jubilar.

Kësaj ceremonie ju bashkuan zëvendës Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Andi Seferi, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi, Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Festim Halili, sponsorë, partnerë dhe mbështetës të kësaj ngjarjeje nga trevat mbarëkombëtare.

“Për ne si organizatorë është një moment reflektimi. Gjatë 10 viteve ICT Awards ka përjetuar një mbështetje të jashtëzakonshme me një juri me mbi 10 mijë orë pune, mbi 2500 garues, 200 finalistë, 300 evente, 70 themelues startupesh, dhe 13 kategori vlerësimi,” tha bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse.

ICTAwards10_53.jpg

“Në rrugëtimin e vet ICT Awards ka arritur të kalojë testin e kohës,” tha Kryetari i Jurisë z. Visar Jasiqi. Para 10 viteve ata që erdhën me një ide, sot janë kompani me mbi 200 punonjës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni vijoi Ai. “Çdo vit puna e jurisë më e vështirë sepse cilësia e aplikimeve po rritet,” tha z. Jasiqi.

ICT Awards fillon të masi hapat me dekada tha zëvendës Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi. “Një histori suksesi që na bën të gjithëve bashkë dhe na bën krenar, jo vetëm një gjenerator i inovacionit dhe sipërmarrjes por me impakt të drejtpërdrejtë në gjeneratën e Tiranës dixhitale që është në themel të projekteve tona,” tha ai.

Nomadë dixhitalë të cilët zhvillojnë bizneset dhe idetë e tyre nga çdo cep i globit. “Shfrytëzimi i avantazheve të teknologjisë nga talentet tona bën që revolucioni i katërt industrial të na gjejë më të përgatitur se në të kaluarën dhe impakti i tij do të përkthehet shpejtë në ekonomi, zhvillim dhe mirëqenie,” tha Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi.

“Ata që ngritën dhe zhvillohen janë ata kombe që dinë ti paraprinë kohës,” tha z. Festim Halili. Kreativiteti është mënyra e të menduarit për gjërat e reja ndërsa inovacionit është veprimi për të bërë realitetit këto risi.

ICTAwards10_1.jpg

Mbrëmja Gala filloi ndarjen e çmimeve me kategorinë ICT Diploma e Vitit. Fitues i këtij çmimi u shpall Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.” Në këtë kategori garuan Rezarta Thaqi me projektin “Zhvillimi i një Shtojce “Burp” me machine learning për rritjen e sigurisë kibernetike në SEMS” dhe Bjorna Qesaraku me projektin “Efekti i Fokusimit në Fourier Ptychography.”

Çmimi i dytë i mbrëmjes, ICT Ylli në Ngritje 16-21 Vjeç ju akordua Leart Qefalia me projektin me projektin “Asistenti Mjekësor.” Në këtë kategori garuan Etna Leskaj me projektin “BusIT” dhe Darti Lila me projektin “AstraCade and Project Save Harry Fultz.”

Andi Mashkulli me projektin “Travigo” u shpall fitues i çmimit ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç. Ai konkurroi me MasterMinds me projektin Robot Game dhe Andrea Toska me projektin “McSrvBot.” UNICEF Albania sponsorizoi laptopë për të gjithë finalistët e kësaj kategorie.

Me misionin për të pajisur çdo qytetar me një llogari bankare falas përmes një zgjidhjeje dixhitale dhe mundësuar gjithë veprimet bankare përmes një karte debiti virtuale, projekti Pago nga Rubikon u shpall fitues i çmimit ICT Startupi i Vitit. Në këtë kategori konkurruan Albina Bardhi me projektin “Praktika.al” dhe Deivis Shomo me projektin “CityRiddler.”

Fitues në Çmimin ICT Sipërmarrja Blockchain e Vitit u shpall Dardan Isufi me projektin Eva. Ai u konkurrua me Fabio Qafa me projektin “Digital Lek” dhe Teki Kolaneci me projektin “DeFi Yield Protocol.”

Frymëzuar nga “Defense Innovation Unit” në Shtetet e Bashkuara, kompania Skaitech me projektin Droni i Parë Shqiptar u shpall fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit. Në këtë kategori konkurruan Arian Vranica me projektin “Instinct App” dhe Klaus Coka me projektin “Jarvis – Automation Robots.”

Çmimi Gruaja në ICT u shkoi për Kristiana Filip dhe projektin e saj Legit, një platformë uebi e cila asiston dhe lehtëson marrjen e shërbimeve ligjore. Ajo konkurroi me Tajda Kumbulla me projektin “ABA Online” dhe Suada Hoxha me projektin “E-Blood Bank.”

2R4A6265.JPG

Gara mbarëkombëtare vlerësoi me mirënjohje Raiffeisen Bank për kontributin e çmuar dhe rolin transformues përmes vlerave dhe inovacionit që përcjell në shoqëri dhe Vodafone Albania për rolin e rëndësishëm në transformimin dixhital të shoqërisë Shqiptare duke fuqizuar edukimin, zhvillimin dhe gjithpërfshirjen sociale përmes teknologjisë.

Mirënjohje u akorduan edhe për Universitetin Epoka, Institutin Harry Fultz, RIT Kosovo, VIAL Albania, Kosova Makers League, Kastriot Fetahaj dhe Dielli Zhavelli.

Më shumë sesa një moment kurorëzimi, mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është transformuar në një pikëtakim mes ideve dhe mendjeve më të spikatura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë. Është një moment feste, arritjesh në teknologji e fryme sipërmarrëse në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë.

Albanian ICT Awards beson se teknologjia është bërë një fenomen i pandashëm për jetët tona, forcë përcaktuese e një rendi të ri shoqëror në të cilin inovacioni nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri e imponuar në të gjithë veprimtarinë njerëzore.

ICTAwards10_61.jpg

Albanian ICT Awards hapi edicionin e 10-të më 16 Shkurt duke ftuar në një skenë promovimi të përvitshme të gjitha ata që guxojnë e ëndërrojnë, shpresojnë dhe formësojnë të ardhmen tonë.

Të rinj dhe të reja, novatorë, sipërmarrës, themelues, liderë biznesi, yje në ngritje, gratë në teknologji mund të aplikonin në 8 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Siguri Kibernetike dhe Formulari i Nominimit në ICT Awards.

Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Komuna Prishtinë, Bashkia Tiranë, AUK, SEEU TechPark, UNICEF.

Çmimet

  • ICT Inovacioni i Vitit: Skaitech me projektin Droni i Parë Shqiptar
  • ICT Startupi i Vitit: Rubikon me platformën Pago
  • Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain: Dardan Isufi me projektin Eva
  • Gruaja në ICT: Kristiana Filip me projektin Legit
  • ICT Diploma e Vitit: Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.”
  • ICT Ylli në Ngritje 16-21: Leart Qefalia me projektin Asistenti Mjekësor
  • ICT Ylli në Ngritje deri në 16: Andi Mashkulli me projektin “Travigo”

Mirënjohje

Mirënjohje për kontributin e shquar dhënë nga Shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë, akademikë dhe entuziastë në teknologji:

  • Vodafone Albania
  • Raiffeisen Bank
  • RIT Kosovo
  • Epoka University
  • Instituti Harry Fultz
  • VIAL – Virtual Albania
  • Kosova Makers League
  • Dielli Zhavelli
  • Kastriot Fetahaj
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Huawei Challenges sjell startup-et më të mira në VivaTech 2022
Tjetra Google pezullon inxhinierin që pretendon se inteligjenca artificiale arrin “të ndjejë”

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Shitjet e AirPods gjatë vitit të kaluar arritën në $18 miliard

23 Dhjetor, 2024
Tech

Huawei po përpiqet të anashkalojë sanksionet e SHBA duke përdorur fabrikat sekrete të prodhimit të proçesorëve

24 Gusht, 2023
Tech

Linja më e fundit e televizorëve dhe altoparlantëve Samsung AI është tashmë në dispozicion për shitje në Shqipëri

Sponsorizuar nga
SamsungSamsung
Tech

Peshku robotik i fuqizuar nga uji i detit mund të arrijë thellësinë prej 10,000 metrash nën ujë

18 Gusht, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?