Nga të gjitha projektet e ndryshme të bazuara mbi historinë e Pinocchio, si ajo e Guillermo del Toro-s, projekti më interesant është ai nga Disney, i cili do të drejtohet nga regjizori Robert Zemeckis. Ky projekt do të mund të lidhë shumë mirë imagjinatën e ndjekësve me historinë për shkak dhe vetë historisë së studios me përrallën ikonike.
Tashmë është publikuar dhe trailer-i parë i këtij filmi, i cili shfaq vetëm disa segmente të shkurtra të historisë së trajtuar nga Zemeckis, por ne mund të kuptojmë fare mirë se ky film do të jetë në gjendje të rikrijojë magjinë e filmit origjinal të animuar.
Gjatë këtij trailer-i ne mund të shikojmë praninë e aktorit tepër të njohur, Tom Hanks, në rolin e babait Geppetto ndërkohë që ai gdhend Pinocchio-n. Mund të kuptohet mjaft mirë dashuria dhe koha që Geppetto shpenzon në krijimin e “djalit” të tij, ndërkohë që dëshira e tij për të sjellë në jetë këtë kukull plotësohet nga Zana dashamirëse Blu.
Në disa pamje të tjera të shkurtra përshkruhet dhe fokusi i këtij filmi në karakteret si Jiminy Cricket ndërkohë që ai takon Sofia the Seagull dhe nga dhelpra Foulfellow. Interesant është fakti se karakteret janë rikrijuar pak a shumë me të njejtin version realistik nga filmi origjinal, e cila do t’i bëjë fansat të ndihen akoma dhe më tepër familjar.
Ky film do të mund të ndiqet në platformën Disney Plus duke filluar nga data 8 shtator.