Dy akademikë nga University of New South Wales në Australi kanë ngritur zërin dhe kërkojnë që qeveritë në mbarë botën të miratojnë ligjet që njohin të drejtën e pronësisë intelektuale për të gjithë sistemet AI.
Alexandra George dhe Toby Walsh, profesorë të ligjit dhe AI respektivisht, bësojnë se mos njohja e makinerive si shpikëse mund të ketë një impakt afatgjatë në ekonominë dhe shoqërinë e së ardhmes.
“Nëse gjykatat dhe qeveritë vendosin se shpikjet e bëra nga inteligjenca artificiale nuk mund të patentohen, atëherë ndërlikimet që do të vijnë mund të jenë të mëdha.” shkruajtën akademikët në një artikull të publikuar në revistën Nature. “Investitorët dhe bizneset do të ishin më pak të nxitur për të nisur studime të rëndësishme duke përdorur AI në rastet kur rikthimi i këtij investimi mund të jetë i limituar. Në këtë mënyrë shoqëria do të ketë një zhvillim më të ngadaltë të shpikjeve jetëshpëtuese.”
Ligjet e sotshme njohin vetëm humanët si shpikës me të drejtat e pronësisë intelektuale. Të gjitha tentativat për të bërë një shmangie nga ky drejtim deri më tani kanë dështuar. Stephen Thaler, një zhvillues i cili insiston se AI zhvilloi produktet e kompanisë së tij, ka paditur zyra regjistrimi në shtete të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe SHBA, por pa sukses.