Ditën e premte Elon Musk tregoi se ka në plan të zhvillojë një studim për të përcaktuar numrin e përdoruesve të Twitter që në të vërtetë janë thjesht bots.
Përmes një tweet-i të publikuar ditën e premte në mëngjes, Elon tha se marrëveshja për blerjen e Twitter nuk është finalizuar ende pasi ai duhet të verifikojë se adresat fallco ose spam në platformë përfaqësojnë më pak se 5% të bazës së përdoruesve, megjithëse shtoi se ai “është tepër i përkushtuar për të kryer blerjen”.
To find out, my team will do a random sample of 100 followers of @twitter.
I invite others to repeat the same process and see what they discover …
— Elon Musk (@elonmusk) May 14, 2022
“Për të zbuluar numrin e bots-ave në platformë, ekipi im do të marrë një provë të rastësishme me 100 ndjekës të @Twitter. Unë ftoj dhe përdoruesit e tjerë të përsërisin të njejtin proçes dhe të publikojnë zbulimet e tyre.” tha Musk.
Numri bazë prej 100 përdoruesish u përzgjodh nga Musk pasi dhe Twitter përdor të njejtën mënyrë për të llogaritur numrin e bots në platformë.
Në datën 25 prill Twitter lajmëroi se kishte pranuar ofertën e Musk për blerjen. Një javë më vonë, përmes një deklarate u tregua se adresat spam ose fallco në platformë ishin më të paktë se 5% e përdoruesve aktivë ditorë.
Në një tëeet pasardhës, Musk shkruajti: “Bots-at janë të mërzitur të numërohen” dhe e shoqëroi këtë fjali me një emoji qeshje me lot.