Google së shpejti do të ruajë historikun e vendndodhjes së përdoruesve të Maps në brenda pajisjeve individuale, dhe jo në cloud, një ndryshim i madh që do ta bëjë më të vështirë aksesimin e këtyre informacioneve nga autoritetet.
Autoritetet mund të kërkojnë të dhënat e kompanive të teknologjisë për telefonat celularë që kanë kaluar nëpër një zonë të caktuar gjatë një periudhe të caktuar kohore. FBI e ka përdorur këtë taktikë për të mbledhur informacion në lidhje me një protestë Black Lives Matters në Seattle si pjesë e një hetimi për tentativë për zjarrvënie, për shembull.
Me shqetësimet e privatësisë dhe potencialin që një person të jetë një i dyshuar vetëm se ka kaluar në skenën e një krimi, Google është përballur me presion prej vitesh për të ndryshuar mënyrën se si ruan historinë e vendndodhjes së përdoruesve. Me këtë përditësim të Maps, i cili pritet të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm, duket se më në fund po bën diçka në këtë drejtim.
“Google bëri lëvizjen për t’i dhënë fund në mënyrë eksplicite kërkimeve të tilla të vendndodhjes,” raporton Forbes, duke cituar një punonjës të Google “i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht“.
“Ne jemi gjithmonë duke punuar në mënyra për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre,” tha Marlo McGriff, drejtor i produktit në Google Maps. Google njoftoi ndryshimet në një postim në blog këtë javë.
Ndryshimi zbatohet për funksionin Timeline në Maps, i cili kujton vendndodhjet ku përdoruesit kanë qenë më parë. Historia e vendndodhjes është çaktivizuar si parazgjedhje, por për përdoruesit që zgjedhin ta aktivizojnë atë, Google zakonisht e ka ruajtur atë informacion në cloud.
Tani që historitë e vendndodhjes do të ruhen në pajisjet e përdoruesve, Google nuk do t’i ketë më ato të dhëna të përgjithshme në dispozicion për t’ia dorëzuar policisë. Kompania thotë se përdoruesit do të marrin një njoftim kur përditësimi të ofrohet në llogarinë e tyre. Ndryshimi do të ndodhë gradualisht gjatë vitit të ardhshëm në të dy versionet Android dhe iOS të aplikacionit Google Maps.