Me shumë mundësi kjo pamje mund t’ju duket si rruga me tulla të verdha në The Wizard of Oz, ose si një rrugë e fshehtë drejt qytetit mistik të humbur të Atlantis. Mirëpo në të vërtetë studiuesit që zbuluan këtë formacion shkëmbor mahnitës tregojnë se ky është një shembull i gjeologjisë vullkanike të lashtë aktive në fundin e oqeanit pranë Hawaii.
Ekipi i anijes Exploration Vessel Nautilus pa formacionin për herë të parë dhe e përshkruajti atë si “rrugën drejt Atlantis”. “Ekuipazhi ynë eksplorues ka zbuluar disa formacione unike gjeologjike ndërkohë që zhytej pranë PMNM (Papahānaumokuakea Marine National Monument).“
Ekipi shtoi gjithashtu në një deklaratë: “Gjatë samitit të Nootka Seamount u zbulua një ‘shtrat i tharë i një lumi’ i cili ishte një rrjedhë e thyer e shkëmbit vullkanik. Frakturat unike 90 gradëshe me shumë mundësi janë të lidhura me presionin e ushtruar nga kalimi nga temperaturat ekstremisht në nxehta në ato tepër të ftohta.”
Anëtarët e ekipit thanë se qëllimi i tyre kryesor ishte grumbullimi i provëzave për të përcaktuar origjinën gjeologjike dhe moshën e këtij formacioni. Ato do të analizonin gjithashtu biodiversitetin e marrë nga këto provëza, me shpresë se do të gjenin komunitete të shumta koralore në këto thellësi.