Pushimet e kësaj vere nuk janë anulluar, por ngelen akoma të pakonfirmuara si do të funksionojnë udhëtimet, sidomos ato turistike.
E ndërsa mendojmë për destinacionin e ëndrrave, ka vende të cilat nuk i dorëzohen pandemisë dhe turizmin e sjellin tek ti.
Një qytezë me 31,000 banorë në Gjermani ka krijuar një binjak digjital të vetë për tu parë me syzet VR. High–Performance Computing Center Stuttgart (HLRS) ka mundur të zhvillojë këtë kopje virtuale të qytezës së Herrenberg.
Dhe kjo është pjesë e planit për të zhvilluar mundësinë e turizmit digjital, i cili edhe pse nuk do të zëvëndësojë kurrësesi ndjesinë e të qentit aty, është një mundësi për të vlerësuar më parë.
Për të parë ndërtesat shekullore, katedralet dhe atmosferën e vendit.
HLRS e ndërtuan modelin së bashku me Institutin Fraunhofer, Universitetin e Shtutgartit dhe Kommunikationsbüro Ulmer. Dhe përveç funksionit turistik, modeli do të shërbëjë edhe për qëllime zhvillimi si një strument studimi të volumeve të qytetit. Një opsion i cili mund të adaptohet fare lehtë edhe nga vende të tjera dhe funksione të tjera.
Qytetarët e Herrenberg mund ta shohin projektin në VR dhe madje të shohin edhe projekte të reja për të pranuar më lehtë, si rasti i një qendre tregtare.
Me plazh pa plazh të paktën një udhëtim nga dhoma e shtëpsë mund ta bëjmë, por të kishim syzet VR sigurisht.