Për të gjithë personat që preferojnë të punojnë nga shtëpia ka disa lajme të mira. Një ekip studiuesish nga Texas A&M University School of Public Health ka arritur në përfundimin se punimi nga shtëpia nuk ka asnjë impakt negative në produktivitetin e punonjësve.
Në deklaratën e publikuar nga institucioni tregohet gjithashtu se elasticiteti midis punonjësve dhe kompanisë mund të përmirësohet përmes punimit nga distanca. Kjo gjë është shumë e vërtetë sidomos në rastet e fatkeqësive natyrore të cilat çojnë në zhvendosjen e zyrave të kompanive.
Studiuesit vlerësuan se përdorimi total i kompjuterit nga punonjësit u ul gjatë shfaqjes së uraganit Harvey, mirëpo u rikthye shpejt në nivelet para shfaqjes së uraganit 7 muaj pas kësaj ndodhie.
“Pothuajse të gjithë punonjësit në këtë studim u rikthyen shpejt në të njejtin nivel output-i që kishin para ardhjes së uraganit Harvey. Ky është një mesazh tepër i rëndësishëm për punëdhënësit, për sa kohë po zhvillohen debatet nëse ata duhet të detyrojnë punonjësit të rikthehen në zyra apo jo.” tha Benden.
Gjithashtu në këtë studim u morën parasysh dhe shkaktarët e dëmtimeve në vendin e punës. Ata zbuluan se ishte e rëndësishme që punonjësit të kryenin pushime të rregullta për të shmangur dëmtimin në punë.