Aventura e Doctor Strange është pothuajse gati për t’u shfaqur në ekranin e madh, mirëpo Marvel ka vendosur të publikojë disa spoilers për të gjithë fansat para shfaqjes. Multiverse of Madness vazhdon me historinë ku Dr Stange së bashku me miqtë e tij përballen me rreziqet që i kanosen MCU Multiverse.
Pas disa muajsh spekulime, me sa duket Professor X i luajtur nga Patrick Stewart do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë film. Në momentin kur ish aleati i Strange, Baron Mordo prangos Strange dhe e drejton atë në një dhomë misterioze, ai prezanton atë me Iluminatin.
Kjo pamje shoqërohet me zërin e Proffesor X. Sigurisht që një pamje e fytyrës së tij nuk shfaqet, mirëpo kjo gjë duket se konfirmon prezencën e tij në film.
Nga një tjetër pamje ne mund të shikojmë dhe një mburojë të ngjashme me atë të Captain America të zbukuruar me flamurin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila i përket Captain Peggy Carter.
Dhe prania e Wanda si Scarlet Witch në këtë film është e konfirmuar nga një trailer i ri, ku duket se gjoja ajo po bashkëpunon me Dr Strange, dhe Sam Raimi tregon: “Ne dëshirojmë të kënaqim të gjithë fansat e Wanda Maximoff dhe t’i çojmë ata drejt nivelit tjetër me personazhin që parapëlqejnë. Në Multiverse ka shumë versione të ndryshme të një personi të vetëm. Kjo gjë i jep personazheve një mundësi unike për të takuar veten e tyre.”
Kur ai u pyet se kush do të fitonte një betejë midis Wanda dhe Strange, ai u përgjigj: “Wow. Kjo është një pyetje që unë shpesh ia kam bërë fëmijëve që nga klasa e tretë.” Ai shtoi se fuqitë e Wanda janë të pafunda, por Doctor Strange ka njohuritë e arteve mistike që Wanda nuk i posedon. Ai ka gjithashtu dhe mbështetjen e Kamar-Taj. “Për shkak të versioneve të alteruara të tyre, mundësitë janë të shumta.” tha Sam Raimi.
“Doctor Strange in the Multiverse of Madness” mbërrin më datë 5 maj në Cineplexx QTU dhe TEG. Biletat janë tashmë në shitje prandaj mos prisni të rezervoni vendin tuaj.