Shumica prej nesh mezi po presin eventin e rradhës WWDC nga Apple që do të zhvillohet në qershor, pasi mendohet të prezantohen shumë gjëra të reja, si në software dhe në hardware. Një ndër rifreskimet më interesante do të jetë iOS 16, mirëpo në bazë të raportimeve të fundit tregohet se jo të gjitha pajisjet do të mund të përfitojnë nga ky sistem operativ.
Besohet se do të jenë 3 smartphone-t që aktualisht përdorin iOS 15 që nuk do të update-ohen në iOS 16: iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone SE 2016. Prandaj, nëse ju jeni një përdorues i këtyre smartphone-ve, ndoshta ka ardhur koha të interesoheni për disa pajisje të tjera, jo sepse ato nuk do të jenë funksionale, por problemi qëndron në sigurinë e tyre. Për sa kohë nuk update-ohen, ju mund të jeni më vulnerabël ndaj sulmeve kibernetike.
Ky lajm u publikua nga LeaksApplePro, të cilët janë tepër të njohur për publikimin e leaks të ndryshëm rreth produkteve të Apple.
Mirëpo cilët do të jenë shërbimet që pritet të vijnë me iOS16?
Apple pritet të prezantojë InfoShack, një widget tepër të madh ku mund të përfshihen widgets të tjera interaktive. Ekziston gjithashtu një shanc që të shtohen dhe disa quick shortcuts për veprime të ndryshme, së bashku me shërbime të reja health-tracking.