Kufjet WH-1000XM4 noise cancelling nga Sony kanë qenë një ndër opsionet më të mira të kufjeve që ju mund të blinit që nga lançimi i tyre në 2020. Dhe pse ato janë ndër më të mirat në treg, kompania po përgatitet për të prezantuar gjeneratën e re të këtyre kufjeve me disa përmirësime të mëtejshme.
TechnikNews ka publikuar disa imazhe dhe specifika të gjeneratës së re, e cila pritet të quhet WH-1000XM5. Gjëja e parë që bie në sy është dizajni i ri elegant, me trup më të hollë. Krahët e palosshme të kufjeve tashmë janë të ekspozuara, me një pikë të vetme kontakti, ndryshe nga gjenerata e mëparshme. Kjo gjë pritet të kontribuojë në uljen e peshës së kufjeve pa sakrifikuar fortësinë e tyre.
WH-1000XM5 pritet të vijnë me një bateri e cila do të zgjasë deri në 40 orë me active noise cancellation, 10 orë më tepër se XM4. Kufjet do të mund të karikohen plotësisht në 3.5 orë. Raportohet gjithashtu se në kufje do të përfshihen dy proçesorë për active noise cancellation dhe se zëri do të prodhohet nga një driver i ri. 3 mikrofonët e jashtëm janë akoma të pranishëm, por ndodhen në pozicione të reja.
Nuk ka ende asnjë informacion zyrtar mbi çmimim e këtyre kufjeve, por dimë se XM4 kushtojnë $349.99.