Cory Barlog nga Santa Monica Studios ka thyer heshtjen rreth God of War: Ragnarok duke premtuar se “diçka e re po vjen”. Përmes një videoje ku feston përvjetorin e 4-t që nga prezantimi i God of War 2018, Barlog thotë se ekipi i Santa Monica Studios “është shumë mirënjohës për të gjithë fansat dhe komunitetin për dashurinë dhe mbështetjen që kanë ofruar”.
“Pa mbështetjen tuaj ne nuk do të ishim në gjendje të vazhdonim dhe të prodhonim lojra të reja. Është kjo mbështetje që na lejon ne të vazhdojmë të bëjmë gjërat që duam.” shtoi Barlog.
While we’re not ready to share an update about what comes next, here’s a quick message from Cory! pic.twitter.com/Z5PHpKQppY
— Santa Monica Studio – God of War Ragnarök (@SonySantaMonica) April 20, 2022
Për sa i përket heshtjes së zgjatur nga studio, ai tregoi se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se i gjithë ekipi po punon shumë fort për të sjellë God of War: Ragnarok. “Ne jemi perfeksionistë. Të gjithë po rregullojnë grafikat në nivelin e 3-të, dhe ka aq shumë gjëra që po përgatiten që unë mezi pres t’i ndaj me ju, por loja nuk është ende gati.”
Barlog thotë se sapo studio të ketë gati një krijim për të shpërndarë, do ta shfaqë atë menjëherë me fansat e lojës. God of War: Ragnarok pritet të publikohet gjatë këtij viti, por nuk kemi ende një datë prezantimi të përcaktuar në mënyrë zyrtare. Kur kjo lojë të prezantohet, do të jetë një ekskluzivitet për PS5 dhe PS4.