Ushtria e SHBA bëri të ditur se do të bashkëpunojë me një startup ndërtimi të quajtur Icon për të ndërtuar godinat më të mëdha të printuara 3D.
US Department of Defense dhe Icon do të ndërtojnë 3 struktura, të cilat do të shërbejnë si godina trajnimi në Texas përgjatë 10 muajve në vijim. Këto struktura do të zënë një hapësirë prej 1,737 m2, më të mëdha se të gjitha ndërtesat e tjera të printuara 3D.
“Ndërtimi i objekteve duke përdorur teknologjinë më të fundit kursen kostot e fuqisë punëtore, redukton kohën e planifikimit dhe rrit shpejtësinë e ndërtimit të objekteve në të ardhmen” tha togeri Doug Gabram në një deklaratë për shtyp.
Icon do të përdorë sistemin e madh printues të kompanisë, Vulcan, dhe një beton tepër të fortë të njohur si “Lavacrete” për të ndërtuar godina të ndryshme, ku përfshihen shtëpi luksoze, shtëpi të vogla apo atë që së shpejti do të jetë lagjja më e madhe me shtëpi të printuara 3D.
Departamenti po mendon se ku tjetër mund të implementojnë metodën e shpejtë të ndërtimit në objekte të tjera përveç godinave të trajnimit, sipas asaj që thuhet nga Gabram.